OBSH paralajmëron rritje të numrit të vdekjeve nga COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se një rritje e numrit të të infektuarve në Evropë ka të ngjarë të pasohet nga një rritje e vdekjeve.

Qeveritë e vendeve evropiane po vendosin masa shtesë të kufizimeve në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Më shumë se 38 milionë njerëz janë infektuar në të gjithë botën dhe gati 1.1 milion kanë vdekur.

Çdo ditë, në Evropë, po infektohen rreth 100,000 persona. Italia, Republika Çeke, Zvicra dhe Rusia, kanë shënuar një numër rekord të të infektuarve gjatë javëve të fundit.

Numri i vdekjeve në nivel global aktualisht ka arritur në mbi 5,000 në ditë, ose rreth dy të tretat e shifrës gjatë pikut së pandemisë në muajin prill.

Por, njësitë e kujdesit intensiv po mbushen, duke rrezikuar të mbingarkojnë sistemet e kujdesit shëndetësor. Në disa vende spitalet veçse janë të mbingarkuara dhe ka mungesë të stafit mjekësor, paralajmërojnë ekspertët.

Zyrtari i lartë i OBSH-së, Soumya Swaminathan, dekurajoi idenë se “imuniteti i tufës” (kur mjaft njerëz krijojnë imunitet për të ngadalësuar përhapjen e një virusi) ishte i arritshëm para se vaksinimi të jetë në dispozicion na masë të gjerë.

“Njerëzit flasin për imunitetin e tufës. Ne duhet të flasim për këtë vetëm në kontekstin e një vaksine”, tha Swaminathan.

“Ju duhet të vaksinoni të paktën 70 për qind të njerëzve, për të ndalur vërtet transmetimin”, tha ai.

Ekzistojnë gjithashtu pyetje në lidhje me kohëzgjatjen dhe qëndrueshmërinë e imunitetit për ata që janë shëruar nga sëmundja. Ka një numër të ulët, por në rritje të rasteve të ri-infektimit.

Dy kompanitë që po merren me zbulimin e vaksinës në Perëndim, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca në SHBA, kanë pezulluar provat për arsye sigurie.

Shtetet evropiane dhe qeveritë lokale po bëjnë përpjekje për të ulur shkallën e përhapjes së virusit që filloi të rritet në fund të verës.

Në Francë, qeveria shpalli një gjendje të jashtëzakonshme të shëndetit publik për herë të parë që nga korriku.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se njerëzit duhet të qëndrojnë brenda nga ora 21:00 deri në orën 06:00 në Paris dhe në tetë qytete të tjera, për të frenuar përhapjen e koronavirusit në këtë vend.

Ora policore do të hyjë në fuqi nga e shtuna dhe do të zgjasë për së paku katër javë, tha Macron në një fjalim televiziv të mërkurën.

“Ne duhet të veprojmë. Ne duhet të frenojmë përhapjen e virusit”, tha Macron.

Zyrtarët në rajonin e Katalonjës në Spanjë njoftuan se baret dhe restorantet do të mbyllen për 15 ditët e ardhshme për të luftuar përhapjen e virusit.

Spanja ka shënuar gati 900,000 raste të konfirmuara dhe mbi 33,000 vdekje deri më tani.

Irlanda Veriore njoftoi një mbyllje katër-javore të bareve dhe restoranteve të saj.

Holanda vendosi masa të ngjashme, duke shtuar kufizimet në shitjet e alkoolit dhe vendosi masa të reja për mbajtjen e maskave në publik.

Në Rusi, u raportuan më shumë se 14,000 të infektuar, shifër kjo më e larta që nga fillimi i pandemisë.

Rusia tashmë është e katërta në botë me më shumë se 1.3 milion të infektuar.

Në Çeki, zyrtarët po shndërrojnë repartet e përgjithshme në njësi për koronavirus dhe kanë vendosur të shtyjnë operacionet jo-thelbësore, pasi vendi me afro 11 milionë banorë regjistroi numrin më të lartë të të infektuarve. Të enjten autoritetet thanë se mbi 9,500 persona janë infektuar me koronavirusin e ri.

Hospitalizimet në Çeki aktualisht janë rreth gjashtë herë më të larta se niveli i tyre gjatë valës së parë të pandemisë.

Më shumë se 4,000 punonjës shëndetësorë janë infektuar.

Në Gjermani, ekonomia më e madhe e Evropës, kancelarja, Angela Merkel, tha se po vlerësonte vendosjen e masave më të ashpra, pasi gjatë 24 orëve të fundit u raportuan mbi 5,000 raste.

Derisa kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se po i rezistonte presionit për masa më të ashpra, ministrat e kabinetit po kërkojnë mbylljen e universiteteve për dy javë para Krishtlindjeve.

Në Shtetet e Bashkuara, u raportua për më shumë se 47,000 raste të reja më 14 tetor./rel

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close