Kryeministri Hoti e ka shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Rashit Qalajn

Zyra e Kryeministrit Avdullah Hoti ka njoftuar për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalajt.

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar nga detyra Rashit Qalajn, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Në përputhje me Ligjin për Policinë, kryeministri Hoti ka emëruar Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close