lutfi Haziri: Jam kundër mbylljes dhe izolimit, duhet të shtohet kontrolli

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në ka folur rreth gjendjes me Covid-19 në komunën që ai drejton.

I pyetur nëse përkrah një mbyllje tjetër për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Haziri ka thënë se kjo nuk do të ishte një veprim i mirë i institucioneve.

“Jo nuk mendoj se ajo do të ishte zgjidhja, unë jam më shumë për një kontroll më strikt, por jam kundër mbylljes. Jam i vetëdijshëm se kur shteti është i mbyllur dhe policia del në rrugë, gjithçka kontrollohet më lehtë, por ne duhet të përcjellim edhe shtetet fqinje dhe ky është një proces që nuk kemi mundësi të jemi imun vetëm ne”, ka thënë Haziri

Kujtojmë se ditëve të fundit ka pasur debate të shumta rreth mundësisë së mbylljes të pjesshme shkaku i rritjes së rasteve të infektuarve me Covid-19.

Kryeministri Avdullah Hoti dhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë deklaruar ditë më parë se në rast të ‘daljes nga kontrolli’ të rasteve me virus, duhet të shqyrtohet mundësia e mbylljes së pjesshme apo izolimit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close