Partia Demokratike e Kosovës e quan vendim politik shkarkimin e Rashit Qalajt

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryeministrit të Avdullah Hotit i cili e ka shkarkuar sot nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj.

Ky vendim, sipas vlerësimit të PDK-së është vendim arbitrar dhe cenon rëndë një ndër institucionet më të rëndësishëm të pavarura të shtetit.

“Fakti që ky shkarkim po bëhet kur ende nuk është mbushur një javë nga arrestimi i nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, lë të kuptohet se është një akt hakmarrës ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit. Momenti dhe metoda e shkarkimit dëshmon se ky veprim është mesazh i qartë kërcënues për policët, hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit – të cilët guxojnë të merren me veprat penale të LDK-së. Policia e Kosovës ka dëshmuar sukses në përmbushjen e detyrave dhe ky shkarkim përbën një tentativë për kapje të shtetit”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Komunikata e plotë e PDK-së:

Partia Demokratike e Kosovës, nëpërmjet kësaj komunikate për shtyp shpreh indinjatën për shkarkimin arbitrar të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Rashit Qalaj.

Ky vendim cënon rëndë një ndër institucionet më të rëndësishëm të pavarura të shtetit. Policia e Kosovës ka dëshmuar sukses në përmbushjen e detyrave dhe ky shkarkim përbën një tentativë për kapje të shtetit. Një veprim i tillë është gjithashtu inkurajim ndaj krimit të organizuar i cili është goditur me përkushtim dhe efikasitet prej drejtorit të Qalaj, duke arritur rezultate shumë të larta në përpjekjet për të vendosur rend dhe ligj në vend.

Fakti që ky shkarkim po bëhet kur ende nuk është mbushur një javë nga arrestimi i nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, lë të kuptohet se është një akt hakmarrës ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit. Momenti dhe metoda e shkarkimit dëshmon se ky veprim është mesazh i qartë kërcënues për policët, hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit – të cilët guxojnë të merren me veprat penale të LDK-së.

Prandaj Partia Demokratike e Kosovës i bën thirrje zyrtarëve të lartë të partisë në pushtet, Lidhjes Demokratike Kosovës, që të distancohet nga kësilloj veprimesh abuzive që duket se janë spastrime politike dhe përbëjnë një precedent të rrezikshëm për mirëfunksionimin e institucioneve të rëndësisë së veçantë sikurse është policia.

Po ashtu nëpërmjet kësaj komunikate, PDK-ja bën thirrje që drejtori Qalaj të kthehet në krye të institucionit sa më shpejt dhe që policia të lihet e qetë pa ndërhyrje politike në ushtrimin e detyrës së saj fisnike.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close