Pas Qalajt, Hoti shkarkon edhe drejtorët e Doganës dhe ATK-së

Kryeministri Avdullah Hotim, vazhdon të shkarkojë udhëheqësit në pozita të larta të shtetit.

Pas shkarkimit të drejtorit të Policisë, se Hoti ka shkarkuar edhe ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës  Ibrahim Xhaka  dhe drejtori i përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj.

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në rekomandimet e Ministres së Financave, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka marrë vendim për t’i liruar nga detyra ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Bajram Rexha, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe z. Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës”, thotë Qeveria.

Ende nuk dihet se kush do t’i pasojë Xhakën dhe Murtezajn.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close