Përlati, aty ku historia dhe natyra janë në harmoni të plotë

Arkeologu Bep Jubani, drejtues i ekspeditës arkeologjike në Përlat në vitin 1981, në studimin “Vendbanimi ilir i Kodrës së Pazarit në Përlat të Mirditës” botuar në “Iliria”, Nr. 2, në vitin 1986, ndër të tjera shkruan:
“Përlati ndodhet në një pellg gjeografik me kushte mjaft të përshtatshme për jetesë. Edhe sot zona e Përlatit përbën pellgun gjeografik ndër më të begatët e më të bukurit e rrethit të Mirditës. Vetë forma gjeografike e gropës tektonike ku ndodhet fshati jep mundësi për një ndërlidhje të shumfishtë me krahinat e tjera rrethuese. Përmes përroit të Ndreajt lidhet me luginën e lumit Mat dhe bregdetin. Në vetë pellgun gjeografik ku ndodhet fshati kalonin rrugë tradicionale që lidhnin malësinë e Lurës dhe Dibrën me Bregun e Matës, bregdetin, etj. Për më tepër Përlati nuk gjendet shumë larg nga qyteti ilir i Lisit (Lezha)… Gërmimet arkeologjike treguan se në Kodrën e Pazarit, gjatë shek. II-I para Kr, ka pasur një vendbanim të rëndësishëm ilir.”
Në fillim shek. XV, Përlati ishte vendqëndrim i njërës degë të familjes së Dukagjinëve, ku kishin edhe një kështjellë e vogël. Sipas albanologut kroat, Milan Sufflay: Një degë e Dukagjinëve, ndoshta trashëgimtarët e Tanushit II Dukagjin, të birit të Lekës I, ishin sunduesit e Përlatit.
Në afërsi të Shtrezit (Ujë-Shtrezit), është ruajtur toponimi “Fusha e Kshqelit” (kështjellës), ndërsa mes fshatrave Malaj dhe Prosek është ruajtur toponimi “Fusha e Dukagjinit”, si tregues i zotërimeve të Dukagjinëve në këto zona.
Nga Përlati ishin gjeneralët e shquar të ushtrisë së Gjergj Kastriotit në “Motin e madh të Arbërit”: abat Pjetër Përlati, Gjon Përlati, Pal Përlati, Ndre Përlati, Tanush Përlati.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close