Shtetet e Bashkuara të alarmuara,Turqia provokon duke testuar raketat ruse

Turqia, një anëtare e NATO-s, ka testur sistemin e saj të përparuar të mbrojtjes kundër ajrore të prodhuar nga Rusia, çka të përkeqësojë tensionet me Shtetet e Bashkuara.Informacioni u raportua nga media turke.

Haber TV, e cila është afërt me qeverinë turke, njoftoi në portalin e saj se Turqia testoi sistemin rus S-400 të mbrojtjes kundër ajrore në zonën e Detit të Zi në rajonin e Sinopit.

Raporti bazohet në një video amatore, gjoja e marrë në Sinop, e cila tregon lëshimin e raketës. Media të tjera bënë raporte të ngjashme.

Zyrtarët dhe ushtria turke e mbrojtjes nuk pranuan të komentojnë këto raportime.

Uashingtoni kundërshtoi me forcë blerjen e sistemit anti-ajror rus, duke shpjeguar se S-400 përbën një kërcënim për sistemet e mbrojtjes së NATO-s, pezulloi Turqinë nga programi i saj i teknologjisë së lartë të avionëve luftarakë F-35 dhe kërcënoi të vendosë sanksione.

Gjatë një vizite në Turqi në fillim të këtij muaji, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përsëriti se sistemi i prodhimit S-400 i Rusisë nuk mund të integrohej në sistemin e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s dhe mund të çonte në sanksione të Shteteve të Bashkuara.

/përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close