Italia sërish me rekord rastesh të reja me coronavirus
Në Itali, në 24 orët e fundit u regjistrua një rekord prej 10.925 rastesh të reja me coronavirus dhe 47 pacientë vdiqën, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Kjo është dita e dytë me radhë që është regjistruar rritja më e madhe ditore e numrit të të infektuarve rishtas që nga fillimi i pandemisë.
Në valën e parë të epidemisë pranverën e kaluar, Italia ishte vendi më i goditur në Evropë dhe me 36,427 vdekje, ajo është në vendin e dytë pas Britanisë së Madhe, raporton Reuters.
/Përgatitur nga proinformacion.com/
Comments are closed.