400 mijë raste në ditë me Covid

Në botë nga muaji janar rezultojnë afro 40 milionë të infektuar nga kovidi-19, bilanc i rritur me 400 mijë raste në 24 orë. Mbi 1 milion e 100 mijë gjithsej ka shkuar shifra e jetëve të humbura.

Bota ka shënuar një rekord prej 400 mijë të infektuarish me koronavirusin e ri brenda ditës, ndërkohë që po rikthehen masat kufizuese për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Europa është bërë epiqendra e re e koronavirusit, duke raportuar mesatarisht 140 mijë raste në ditë gjatë javës së kaluar, më shumë sesa India, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara së bashku, transmeton oranews.

Vendet e mëdha europiane si Britania, Franca, Holanda dhe Spanja përbënë rreth gjysmën e rasteve të reja.

Parisi dhe 8 qytete franceze u shkretuan të shtunën teksa hyri në fuqi shtetrrethimi 1-mujor nga ora 21 deri në 6 të mëngjesit pasi vatrat e infeksionit nuk po arrihet të kontrollohet ndryshe.

Masa të reja pritet të shpallë të dielën edhe Italia ku një ditë më parë u rrit me gati 11 mijë numri i bartësve të koronavirusit.

Në disa shtete mësimi po zhvillohet nga interneti, bar-restorantet janë mbyllur për disa javë dhe janë anuluar procedurat mjekësore pasi nuk po përballohet shpërthimi për së dyti i kovidit-19.

Në Gjermani, një sondazh i gazetës “Bild am Sonntag” tregoi të dielën se 68 për qind e publikut mendon se situata me pandeminë atje është administruar ashtu si duhet, 89 për qind janë pro vendimit për të detyruar mbajtjen e maskave në zonat publike me rrezik të lartë dhe mbi 70 për qind i mbështetin kufizimet për takimet shoqërore apo për mbylljen e bizneseve të kateringut.

Në pjesën tjetër të botës, Amerika Latine rezulton rajoni më i prekur me rreth 27 për qind të rasteve globale me kovid-19, përpara Azisë, Amerikës së Veriut dhe Europës.

Më pak raste po raporton India krahasuar me muajin e kaluar, ndërsa në Kinë të shtunën u gjetën vetëm 13 të infektuar të rinj dhe u zbuluan 34 pacientë të tjerë asimptomatikë.

Nga vendet e rajonit, Serbia mban rekordin e të prekurve me mbi 35 mijë raste dhe mbi 770 viktima, por bilancin e jetëve të humbura e kryesojnë Bosnjë-Hercegovina apo Maqedonia e Veriut me 980 dhe 821 viktima, ndërkohë në Kosovë, 652 veta nuk i kanë mbijetuar dot infeksionit të kovidit-19.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close