Joe Biden:Do ta ndryshojë politikën dhe qasjen e paekuilibruar dhe të padrejtë të administratës së Trumpit ndaj Kosovës

Në nëntor do të mbahen zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara ku do të ballafaqohen Joe Biden me presidentin aktual Donald Trump.Për shkak të politikës pak a shumë të paparashikueshme të administratës së Trumpit ,janë të shumtë shqiptarët që presin me padurim të fitojë ish-nënpresidenti Joe Biden.Biden njihet si përkrahës i madh i qeshtjes shqiptare me çka e ka dëshmuar edhe me deklarimet e fundit ku ka thënë se ai do të ndryshojë, “qasjen e paekuilibruar” të administratës së Trumpit ndaj Kosovës dhe Serbisë.
Kjo do të ndodhë duke rivendosur,”drejtësinë dhe barazinë në marrëdhënie”.

Në dokumentin “Vizioni për Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Kosovën”, Biden flet për planet e tij për marrëdhëniet e ardhshme në Ballkan dhe shprehet se si senator ai mbrojti interesat e Kosovës kur fokusi i botës ishte diku tjetër dhe mbështeti pavarësinë e saj, gjë që ai thotë se është një proces i pakthyeshëm.

Biden u zotua të punojë në partneritet me Bashkimin Evropian për të ringjallur dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me qëllimin e stabilizimit, një zgjidhje të drejtë dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse që, siç tha ai, “respekton integritetin territorial të Kosovës dhe arrin njohjen e plotë të ndërsjellë”.

Ai gjithashtu njoftoi se do të këmbëngulte që drejtësia për krimet e luftës të administrohej pa frikë dhe të kërkonte përgjegjësi të plotë dhe të shpejtë për të zhdukurit, përfshirë vëllezërit Bytyci.
Dokumenti thekson se Biden do të inkurajojë BE-në për të përmbushur premtimin e saj se për qytetarët e Kosovës të miratojë liberalizimin e vizave dhe të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të përmirësuar integrimin e Kosovës në BE, përfshirë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close