Lufta kundër virusit corona, Zemaj: Nuk ka tolerancë ndaj neglizhencës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, deklaroi sot se si pasojë e rritjes së rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë dhe shtetet fqinje, shtimi i kontrollit në pikat kufitare do të jetë më i madh dhe se të gjithë ata që hyjnë në Kosovë duhet t’i respektojnë masat e IKSHPK-së dhe MSH-së.

Ai në një postim në Facebook, Zemaj ka shkruar se gjatë vizitës që ai bëri sot në pikën kufitare në Merdare, ka parë nga afër respektimin e masave antiCOVID-19.

“Organet e rendit bashkë me doganierët, në pikën kufitare në Merdare, po bëjnë punën e vet shumë mirë. Inkurajoj qytetarët dhe institucionet të kryejnë detyrat e veta, asgjë të mos i lihet rastit. Nuk ka tolerancë ndaj neglizhencës”, ka shkruar Zemaj.

Ndryshe, Kosova në 24 orët e fundit ka regjistruar 137 raste të reja me koronavirus dhe një person ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes së rrezikshme.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close