Ultimate magazine theme for WordPress.

Bërnabiq kërkon një Asociacion sipas marrëveshjes e jo si OJQ

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se çështja e Kosovës dhe marrëdhënia me Prishtinën mbetet një nga sfidat më të mëdha për çështjen e sigurisë së vendit.

Ajo theksoi se Serbia ka zbatuar gjithçka që është rënë dakord në Bruksel dhe se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të formohet siç është rënë dakord, dhe jo si një OJQ.

Bërnabiq në TV Pink, deklaroi se nuk ka më dialog mbi Asociacionin dhe se është zhgënjyese që BE, e cila, siç theksoi ajo, është një qëllim strategjik i qeverisë së re serbe, lejoi që Asociacioni të mos formohej shtatë vjet pasi ishte rënë dakord, transmeton Klan Kosova.

Siç shtoi ajo, norma e civilizimit është vija e kuqe që nëse negocion dhe nënshkruan diçka, atëherë e zbaton atë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close