Ultimate magazine theme for WordPress.

PDK: Vetëvendosje është faktor që s’mund të injorohet

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka thënë se dëshiron marrëveshje gjithëpërfshirse, në mënyrë që Qeveria e Kosovës ta çojë mandatin deri në fund.

Totaj në Frontal të T7 ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që pjesë e kësaj marrëveshjeje gjithpërfshirëse të bëhet jo vetëm PDK-ja, por edhe Lëvizja Vetëvendosje. Ai është shprehur se nuk mund dhe nuk duhet të injorohet LVV si parti

“Unë besoj që Vetëvendosja është një parti e cila nuk duhet të injorohet, as të anashkalohet… e çka do të ndodh mbetet me u pa. Është një faktor – me gjithë qasjen ndryshe që mund ta kemi – që nuk mund të injorohet”, ka thënë Totaj.

I pyetur se po e injorojnë vazhdimisht kërkesën e LVV-së për ta rrëzuar Qeverinë Hoti, Totaj ka thënë se s’po e injorojnë komplet këtë subjekt politik.

 

“E injorojmë një kërkesë, por nuk e injorojmë komplet Vetëvendosjen”, ka thënë nënkryetari i PDK-së.

Ai ka përsëritur se megjithatë janë të gatshëm ta rrëzojnë Qeverinë nëse LVV i sjell nënshkrimet në seancë të Kuvendit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close