Saturday, November 28, 2020
Aktuale

Shërbimi konsullor i Ambasadës së Kosovës në Bruksel, pezullon shërbimet

Duke u bazuar në vendimet e fundit të institucioneve përgjegjëse të Mbretërisë së Belgjikës, lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Shërbimi konsullor i Ambasadës së Republikës së Kosovës, në Bruksel, do të pezullojë ofrimin e të gjitha shërbimeve konsullore deri në një njoftim tjetër me përjashtim të rasteve emergjente të dëshmuara:

Raste emergjente konsiderohen:

– Fletëudhëtime emergjente;

– Lejekalime për riatdhesim në rastet e vdekjes.

Të gjithë bashkatdhetarët që tashmë kanë aplikuar për pasaporta dhe kanë pranuar njoftimin me SMS se pasaporta e tyre është e gatshme, të kontaktojnë përmes kontakteve si më poshtë në mënyrë që të caktojnë termin për të ardhur dhe për të tërhequr pasaportat e tyre.

Shërbimi konsullor mund të kontaktohet përmes:

E-mailit: consulate.brussels@rks-gov.net

Tel. : +32 2 7732730 (çdo ditë pune nga ora 14.00-16.00)

Mob. : +32 485 18 32 02 (vetëm për raste emergjente)

Similar Posts

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close