Ultimate magazine theme for WordPress.

Sot nis Java për të drejtat e viktimave të krimit

Nën përkujdesjen e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, nga sot e deri më 23 tetor do të mbahet “Java për të drejtat e viktimave të krimit”, me moton “Mbrojtja e viktimave të krimit, mision ynë edhe gjatë pandemisë”.

Për shkak të rrethanave të shkaktuara nga pandemia me koronavirus, “Java për të drejtat e viktimave të krimit” do të hapet me një video-mesazh për media nga ana e kryeprokurorit Lumezi, për të vazhduar me video-mesazhet e presidentit Hashim Thaçi, ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett dhe ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi.

Të gjitha seminaret e javës do të zhvillohen online me anë të platformës Zoom, ku sipas sesioneve janë paraparë diskutimi i këtyre temave:

Dita e parë – 19 tetor- ”Dhuna në familje dhe veprimet e institucioneve për trajtimin e saj gjatë pandemisë”.

Dita e dytë – 20 tetor – “Abuzimi i fëmijëve dhe sulmet seksuale- Nevoja për trajtimin me prioritet të rasteve të abuzimeve seksuale”.

Dita e tretë – 21 tetor – “Qasja e përgjithshme ndaj viktimave në kohën e pandemisë”.

Dita e katërt – 22 tetor – “Trafikimi me qenie njerëzore, koordinatorët e caktuar dhe vështirësitë në identifikim, hetimin dhe ndjekjen e rasteve”.

Dita e pestë – 23 tetor – “Kompensimi i viktimave të krimit- risitë në fushën e kompensimit të viktimave të krimit”.

Folës dhe pjesëmarrës në seminaret e “Javës për të drejtat e viktimave të krimit”, do të jenë përgjegjësit e institucioneve përkatëse, si dhe partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close