Ultimate magazine theme for WordPress.

QEVERIA I NIS KËRKESË PRESIDENTIT PËR HAPJEN E AMBASADËS NË IZRAEL

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar sot me Ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj me që rast është dhënë pëlqimi që të dërgohet kërkesa te presidenti për hapje të misionit diplomatik në Izrael.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nisur për media nga ekzektuvi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot në një takim konsultativ me Ministren për Punë të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dha pëlqimin e tij për të dërguar te Presidenti kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael”, thuhet në njoftim.

Hoti, sipas njoftimit të Qeverisë, ka theksuar se Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve vie si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close