Ambasadori gjerman në OKB:Serbët nuk dëgjohen të flasin për krimet e kryera kundër shqiptarëve në vitin 1998 dhe 1999

Se politika e shtetit të Serbisë është e njejta siç ka qenë edhe në kohë kur ajo ka bërë krime e tregon edhe sjellja e politikanit dhe ministrit të jashtëm i këtij vendi Ivica Daçiq i cili iu ka shkuar në nerva edhe përfaqesuesit të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara,për fjalimin që ka mbajtur ai para ambasadorëve në Këshillin e Sigurimit.

Ambasadori Christoph Heusgen duke iu drejtuar Ivica Daçiqit ka thënë se fjalimi i tij është “kopjimi i ndërhyrjeve të mëparshme”, dhe në lidhje me politikën e tërheqjes së njohjes së pavarësisë, së Kosovës, ai tha se “miqtë tanë serbë po e qëllojnë veten në këmbë”.

“Unë jam i befasuar nga kjo politikë e përpjekjes për të tërhequr njohjen. Miqtë tanë serbë janë duke qëlluar veten në këmbë, sepse nëse ata duan të bashkohen me BE-në, ata duhet të punojnë në njohjen dhe të njohin edhe vet Kosovën,” tha ambasadori gjerman.
Ai shtoi se fjalimi i Daçiqit dukej si një “copy paste” i ndërhyrjeve të tij të mëparshme.

Diplomati gjerman tha se përfaqësuesit e Serbisë flasin shumë për krimet e shqiptarëve dhe se, siç tha ai, ata kurrë nuk dëgjohen për krimet e kryera kundër shqiptarëve në vitin 1998 dhe 1999, të tilla si ,spastrimi etnik dhe dëbimi masiv.

/Përgatirur nga proinformacion.com/