Ultimate magazine theme for WordPress.

HOTI: E KEMI MARRË QEVERISJEN NË GJENDJE TË KEQE

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se e ka marrë detyrën si kryeministër kur Kosova ishte në pozitën më të keqe që nga paslufta.

Hoti ka thënë se kjo është shkaktuar nga pandemia e nga politika jo adekuate që pasoi me izolim kombëtar

“Do të ju njoftojmë përmes kësaj konference për punën gjatë këtyre muajve, veçanërisht gjatë këtyre viteve të fundit, e kemi marrë qeverisjen në gjendje të vështirë, situata më e vështirë në 20 vitet e fundit, sidomos për shkak të pandemisë, por, edhe të shkaktuar nga politika jo adekuate e nga izolimi kombëtar”, ka thënë ai, duke shtuar se për 50 ditë qeverisje 2 herë është shkelur Kushtetuta.

“Janë evidentu 2 shkelje të Kushtetuës për vetëm 50 ditë, na u është dashtë punë e madhe që ta heqim izolim nga Kosova në një sëri të marërveshjeve që kemi nënshkruar e jemi duke i zbatuar. Gjatë kësaj periudhe kemi menaxhuar mirë me pandeminë, Kosova mbetet shembull”, thotë Hoti, teksa shton se në Qeverisjen e tij është ndalë abuzimi me buxhetin e shtetit.

“Është ndalë abuzimi me buxhetin e shtetit, janë ndalë prokurimet një burimore kundërshtim me ligjin, kemi ndalë çfarëdo blerje e makinave, si dhe ndalimi i të gjitha punëtorive jashtë vendit në mënyrë që t’i ndihmojmë gastronomisë”, ka thënë Hoti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close