Ultimate magazine theme for WordPress.

Miratohet vaksina kineze antiCOVID-19 pavarësisht polemikave

ATSH-AFP/ – Brazili do të miratojë një vaksinë kundër koronavirusit të ri në kuadër të fushatës së imunizimit, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Eduardo Pazuello, pavarësisht polemikave rreth këtij trajtimi.

Vaksina ”CoronaVac”, e krijuar nga laboratori kinez, Sinovac, ishte testuar në mijëra vullnetarë në gjashtë shtete të vendit, përfshirë dhe atë të Sao Paolos, vendi më i prekur nga pandemia.

“Qeveria braziliane arriti një marrëveshje me këtë shtet për të blerë 46 milionë doza që do të administrohen duke nisur nga janari i ardhshëm”, theksoi Pazuello, në një video-konferencë me guvernatorët e 27 shteteve të vendit.

“Kjo do të jetë vaksina e Brazilit”, theksoi ministri duke kujtuar se gjiganti latino-amerikan me 212 milionë banorë po mendonte për parneritetin mes Universiteti britanik të Oksfordit dhe grupit farmaceutik anglo-suedeze ”AstraZeneca”.

“Kjo është risia jonë e madhe. Kjo riekuilibron procesin”, shtoi ai, ndërsa Brazili është vendi i dytë më i prekur nga COVID-19 , me më shumë se 154 000 viktima pas SHBA-së.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close