Ultimate magazine theme for WordPress.

Shuarjen e task-forcës Antikorrupsion, Haxhiu e quan veprim hakmarrës

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka konsideruar shuarjen e Task-Forcës Antikorrupsion nga ana e Qeverisë së Kosovës si veprim me motive të ulëta të hakmarrës.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje deklaroi për KosovaPress se në vend që të fuqizohen departamentet që merren me luftimin e korrupsionit kjo qeveri po i mbyllë ato pa asnjë arsyetim.

Haxhiu: Ky veprim i kësaj qeverie është i qëllimshëm dhe me motive të ulëta të hakmarrjes

“Padyshim që ky veprim i kësaj qeverie është i qëllimshëm dhe me motive të ulëta të hakmarrjes sepse ju e dini që pikërisht ky departamenti apo kjo task-forcë brenda Policisë së Kosovës, ndonëse unë nuk mund të them se ka pasur kush e di se çfarë rezultate pozitive, por për aq sa ka pasur është marr me figura të larta përfshirë edhe ish-ministra dhe ish-partiakë të LDK-së dhe padyshim e kam parë si hakmarrje. Në vend që të vlerësohen të gjitha institucionet që merren me antikorrupsion pikërisht edhe ky departament, pa asnjë arsyetim, këta e mbyllën që është dashur që të fuqizohet dhe jo të shuhet. Prandaj, ne nuk kemi pasur shpresa se qeveria aktuale do mund të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha ajo.

E në një konferencë për media që e ka mbajtur sot, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se këtë vendim e ka marr pasi ka vlerësuar se vendimi i vitit 2010 për formim të Task-Forcës Antikorrupsion është i papërshtatshëm.

Hoti: Kam vlerësuar në këtë moment se ai vendim është i papërshtatshëm

“Kam vlerësuar në këtë moment se ai vendim (për ngritjen e Task-Forcës Antikorrupsion) është i papërshtatshëm. Unë jam tash në krye të qeverisë dhe unë i marr vendimet mbi bazën e vendimeve bashkë me bashkëpunëtorët e mi”, theksoi ai.

Vendimi për shuarjen e Task-Forcës Antikorrupsion ka ngjallur reagime të shoqërisë civile të cilët këtë vendim e kanë konsideruar si pengimi i disa rasteve që kanë qenë duke u trajtuar nga ky njësit, e që për trajtim ka zyrtarë të partive në pushtet.

Me këtë vendim nuk u pajtua as ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili kërkoi që të bëhet një planifikim më i mirë në bazë të rishikimit funksional dhe të mos dëmtohen disa raste të profilit të lartë që janë pjesë e Task-Forcës.

Ky njësit vitin e kaluar kishte dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Task-Forca Antikorrupsion ishte marrë me hetimet në rastin “Pronto”, që ka përfunduar me aktakuzë ndaj ish -kryetarit të Gjilanit, Qemajl Mustafa nga PDK, rastin penal që ka përfunduar me aktakuzë kundër ish-kryetarit të Klinës Sokol Bashota, rastin e njohur si “KEK”-u ku i akuzuar ishte Sami Lushtaku i PDK-së.

Punën e kësaj Task-Force e ka lavdëruar vetëm disa orë para shuarjes EULEX-i, që ka publikuar një raport dhe ka kërkuar fuqizim të saj. Edhe raporti i BE-së për vitin 2020 kishte vlerësim pozitiv për këtë Task-Forcë.

Departamenti Special Antikorrupsion (DSAK) apo e ashtuquajtur “Task Forca Antikorrupsion” ka qenë pjesë Policisë së Kosovës e cila ka vepruar si njësi e specializuar në kuadër të Departamentit të Hetimeve dhe është mbikëqyrur nga Prokuroria Speciale e Kosovës. ajo është themeluar me 26 shkurt të vitit 2010 e përbërë nga 30 hetues policorë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close