Ultimate magazine theme for WordPress.

“Tomka dhe shokët e tij” në kanalin prestigjioz amerikan TCM

ATSH/ Mbi 40 milionë shikues do të ndjekin sot versionin e restauruar të filmit “Tomka dhe shokët e tij”, mundësuar nga Projekti i Kinemasë Shqiptare (ACP) dhe Biblioteka e Kongresit Amerikan.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti bën të ditur se “sot, në orën 21:15, në kanalin prestigjioz amerikan, Turner Classic Movies – TCM do të shfaqet filmi i kineastes Xhanfize Keko, e përzgjedhur si “Regjisorja e javës”.

Ministrja e konsideron një ngjarje jo vetëm për Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, por për gjithë kinematografinë shqiptare.

36 vjet pas prodhimit të tij, filmi aq i dashur për publikun shqiptar “Tomka dhe shokët e tij”, i prodhuar në vitin 1977 “Tomka dhe shokët e tij” i regjizores Xhanfize Keko ishte filmi i dytë që u përzgjodh për t’u restauruar në laboratorin e Qendrës së Konservimit të Pasurive Audiovisuale pranë Bibliotekës së Kongresit Amerikan (LOC Audiovisual Conservation Center, pas filmit “Nëntori i dytë”.

Përzgjedhja e këtij titulli erdhi pas impaktit që parashikohet të ketë ky film te publiku ndërkombëtar. Pas filmit “Nëntori i Dytë” janë në pritje për t’iu nënshtruar procesit të restaurimit filmat, “Ballë për ballë”, “Kapedani” dhe “Ngadhënjim mbi vdekjen”. Ndërkohë që çdo film i restauruar do të shfaqet më parë në festivalet e filmave, në bashkëpunim me institucionet partnere të ACP-së dhe pastaj për një publik më të gjerë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close