Të tjera

UEFA anulon Euro U19

ATSH-AFP/ – Euro-2020 për 19-vjeçarët, parashikuar në Irlandën e Veriut dhe shtyrë disa herë, u anulua përfundimisht nga UEFA për shkak të situatës epidemiologjike në Europë, njoftoi instanca drejtuese e futbollit europian.

Si pasojë e drejtpërdrejtë, Franca, Anglia, Italia, Holanda dhe Portugalia u kualifikuan automatikisht në sajë të klasifikimit spas koeficentëve të UEFA-s, për Kupën e Botës për nën 20, programuar nga 20 maji deri më 12 qershor 2021 në Indonezi.

Faza finale e Euro U19 do të zhvillohej fillimisht në Irlandën e Veriut në fund të korrikut 2020, me një finale më 1 gusht, para se të shtyhej në nëntor, më pas në mars 2021 për shkak të pandemisë së COVID-19.

UEFA, e cila gjithashtu theksoi vështirësitë në lëvizje që rezultuan nga kriza shëndetësore, më në fund anuloi kompeticionin./

Share:
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close