Ultimate magazine theme for WordPress.

AUV konfirmon vjedhjen, Policia po merret me rastin

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i AUV, Naser Krasniqi, ka konfirmuar se mbrëmë rreth orës 12 të mesnatës deri në orën 04:00 të mëngjesit në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës kanë hyrë persona të paautorizuar.

Megjithatë ai nuk ka dhënë detaje se çka saktësisht është marrë nga kjo Agjenci.

Ai nuk ndarë detaje as se sa persona kanë hyrë në ndërtesën, por që tha se kanë hyrë nga hyrja e prapme.

“Unë e konfirmoj se në Agjencinë e Ushqimit ka pasur një ndërhyrje gjatë natës së mbrëmshme rreth orës 12 deri në orën 4. Kështu që gjatë natës së mbrëmshme ka ndodhur një ndërhyrje e paautorizuar dhe persona të paautorizuar edhe pse në sigurimin e Agjencisë është Policia, mirëpo ndërhyrja ka qenë në formën që tash është duke u marrë Policia dhe besoj që është duke vazhduar procedura. Çdo rast që ndërmarrim më tutje, çdo informatë më tutje mund të ndërhyjë në procesin e Policisë. Kështu që besoj që Policia derisa merret me rastin dhe jep një informatë apo një deklaratë nuk mund të japim diçka më tepër”, tha ai.

Ai nuk ka konfirmuar as a janë marrë dokumente apo shuma të parave.

“Nuk mundem për shkak se Policia e ka marrë të gjitha konfirmimet, derisa të jep informatën e saktë Policia neve nuk mund të themi diçka”, tha ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close