Ultimate magazine theme for WordPress.

GJENDET NJË I VDEKUR NË QENDRËN KORREKTUESE NË DUBRAVË

Një i burgosur në Qendrën Korrektuese në Dubravë është gjetur i vdekur. Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se V.H i lindur më 1991 është gjetur i vdekur si pasojë e vetvarjes.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 22:41 në Qendrën Korrektuese Dubravë, i burgosuri me inicialet V. H i lindur më 1991, është gjetur i vdekur si pasoj e vetvarjes. Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se sipas Raportit Mjekësor të Stacionarit, i burgosuri V.H në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu, si dhe nga specialistët e Klinikës Psikiatrike dhe asaj Forenzike.

Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: Lëndim i rënd trupor dhe Vjedhje e rend.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka themeluar Komisioni Hetimor Administrativ.

Stafi mjekësor i Stacionarit të Burgut të Dubravës ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close