Ultimate magazine theme for WordPress.

Ju menduat se qamilizmi vdiq tok me Haxhi Qamilin?

Jo ,ai vetëm sa u fsheh për dekada me radhë nën plojën e kohës duke pritur momentin për të ngritur kryet për të kafshuar tinëzisht sikur gjarpëri nga vendfshehja.

Soft- krye quarje të qamilistve kishte gjatë gjithë kohës,por ato nuk funksiononin sikur sot pasiqë nuk ishin kompatibile me regjimet e kohës.Por edhe ashtu i shkaktuan probleme kombit në ngritjen e tij !
Ata e kallxuan veten kur bashkëpunuan me okupatorin serb dhe ndihmuan në shpërnguljen e shqiptarve për në Turqi.

Ata na ndërhynin edhe kur neve dëshironim t’i emanciponim çikat tona duke i dërguar në shkolla.Atyre nuk i pëlqente kur ne u venim emra shqip fëmijëve tanë!

Ata na i sollën një “revolucion” të vogël xhonturk në vitet e 80-jeta kur nëpër Kosovë u hapën çajtore ku
lëshoheshin video eksluzivisht me filma turq ku heronj ishin Karamurati (si personazh) dhe Ibrahim Tatlises,ku e tëra shoqërohej me çajin e zi i cili konsumohej nga gojët e hapura që përcillnin sytë e drejtuar si në hipnozë drejt televizorit diku lart mbi kryet e shqiptarve që rrinin fjithë ditën në to!

Edhe ky ishte një tentim i joshur dhe financuar edhe nga okupatori në bashkëpunim me çarçq pro-turke për rikthim nga “Babambret”.

Krejt kjo është vazhduar në periudhën e pasluftes duke gjetur terrenin e përshtatshëm në një shoqëri post-të traumatizuar dhe me mundësi të shumëta manipulative.

Një shoqëri e korruptuar pa një shtet të mirëfillt,ka lejuar rrënjët qamiliste të lulzojnë deri në atë masë sa hija e
tyre po na bie fytyrës edhe në shtëpitë tona.
Se si do heqim qafesh këtë pirrovinë mbetet të shihet,nëse ia arrijmë dot t’a mposhtim edhe njihere!!

/Xhelil Arifi-22 tetor 2020/


Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close