Ministri Zemaj kërkon respektim të masave anti-covid

Rritja e numrit të të infektuarve në Kosovë nuk nënkupton rikthim të masave të reja. Kështu ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pas takimit me kreun e Qeverisë, Avdullah Hotin.

Zemaj në një deklarim të përbashkët për medie me Hotin,u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat,raporton E.O.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve për zbatim të pa rezervë të masave kundër COVID 19. Angazhimi ynë i përbashkët në zbatimin e masave, e përsëris se duhet të zbatoni masat dhe kështu e luftojmë pandeminë”, ka thënë Zemaj.

Ndërkaq kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se momentalisht gjendja është në kontroll.

“Besoj që tash edhe ligji edhe praktika që e kemi ndërtuar deri më tash na bëjmë të mundur që të marrim vendime shpejtë, besojmë që gjendja është në kontroll”, ka thënë Hoti.