Ultimate magazine theme for WordPress.

Vjosa propozon amendamentimin e Projektligjit për Rimëkëmbje

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se së bashku me deputetet Mimoza Kusari-Lila dhe Donika Kadaj-Bujupi, kanë propozuar amandament në Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, nëpërmjet të cilit në shpenzimet qeveritare qofshin ato blerje publike apo investime kapitale, t’i jepet përparësi kompanive prodhuese si të produkteve apo edhe të shërbimeve.

Osmani ka shkruar në Facebook se, nëpërmjet këtij amendamenti parashihen përparësitë për prodhuesit e produkteve dhe shërbimeve vendore përmes një neni të veçantë.

“Legjislacioni aktual përveç që nuk parasheh preferenca për kompanitë prodhuese dhe shërbyese vendore, ato në fakt diskriminohen në fillim të procesit të tenderimit. Shpeshherë, specifikimet janë hartuar në atë mënyrë që ua bëjnë të pamundur kompanive lokale prodhuese dhe shërbyese të konkurrojnë në procese tenderuese. Prandaj, në këtë periudhë, në shpenzimet qeveritare qofshin ato blerje publike apo investime kapitale duhet t’i jepet përparësi kompanive prodhuese si të produkteve apo edhe të shërbimeve”, ka shkruar Osmani.

Shkrimi i plotë

Sektori i prodhimit dhe i shërbimeve vendore është goditur rëndë nga kriza e shkaktuar nga pandemia COVID-19, ku shumë kompani janë duke funksionuar me kapacitete të limituara dhe me numër të limituar të punëtorëve. Andaj, zhvillimi i politikave që kanë për synim mbrojtjen e vendeve të punës në sektorin e prodhimit vendor dhe të shërbimeve vendore është e domosdoshme.

Legjislacioni aktual përveç që nuk parasheh preferenca për kompanitë prodhuese dhe shërbyese vendore, ato në fakt diskriminohen në fillim të procesit të tenderimit. Shpeshherë, specifikimet janë hartuar në atë mënyrë që ua bëjnë të pamundur kompanive lokale prodhuese dhe shërbyese të konkurrojnë në procese tenderuese.

Prandaj, në këtë periudhë, në shpenzimet qeveritare qofshin ato blerje publike apo investime kapitale duhet t’i jepet përparësi kompanive prodhuese si të produkteve apo edhe të shërbimeve. Aktualisht, kompanitë lokale prodhuese dhe shërbyese e kanë shumë të vështirë të konkurrojnë andaj duhet të kemi masa preferenciale. Ne nuk do të jemi vendi i parë që do të ndërmerrnim masa të tilla, sepse ato tashmë janë bërë nga një numër shtetesh, përfshi shtete të rajonit që gjithashtu kanë nënshkruar MSA dhe synojnë integrimin evropian.

Për këtë qëllim, së bashku me deputetet Mimoza Kusari-Lila dhe Donika Kadaj-Bujupi, propozuam amandament në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, nëpërmjet të cilit arrihet po ky qëllim dhe ndihmohen prodhuesit vendor dhe ofruesit e shërbimeve vendore në këtë periudhë të vështirë të pandemisë. Pra, nëpërmjet këtij amendamenti parashihen përparësitë për prodhuesit e produkteve dhe shërbimeve vendore përmes një neni të veçantë. Shpresoj që ky propozim do ta marrë përkrahjen e deputetëve të të gjitha partive, sepse nëse ne nuk zgjedhim t’u qëndrojmë në krah të prodhuesve tanë vendor, atëherë kush?

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close