E Kaluara

HISTORIA E KODER PALQIT, REFERUAR LIBRIT TE PAL DUKAGJINIT.

Në vitin 1910 një ushtri e madhe Osmane kryesuar nga Turgut Pasha i ishte drejtuar Shkodrës. Kjo ushtri e sofistikuar me armët më moderrne të kohes po kërkonte dorëzimin e armëve si dhe dërgimin e djemë në forcat e ushtrisë Osmane.
Rruga për të dal në Shkodër e ushtrisë së Turgut Pashës kalonte nga Nikajmërturi;
Dhe për këtë arsye Nikajmërtuei në kodren e Bekselimit zhvillon kuvendin, duke diskutuar mbi rezistencen që mund ti bëhej Turgut Pashës.
Kuvendi ishte përqendruar në Qafen e Kolçit aty ku forcat Xhonturqe do përballeshin me rezistencën e parë të Nikajmërturit. Shumë ishin ata që mendonin se rezistenca e Nikajmërturit ishte e kotë përpara nje ushtrie të sofistikuar për kohën, dhe shumë e njohur për sukseset e saj në luftrat e zhvilluara, varjant të cilin po e mbeshteste edhe frati i Nikajve. Kur kuvendi po shperndahej, Prel Tuli që nuk mund të terhiqe lehtë u dëgjua të thoshte: “Ka për tu gjetur një Qafë tjetër ku turku ka për t`u ndeshur me armët tona!
Për këtë vendosmeri të Prel Tulit do shkruanin të gjitha organët e asaj kohe brenda dhe jashtë Shqiperisë, K.Libardi do shkruante:
“Shkaktari dhe frymëzuesi i këtij qëndrimi armiqësor kundër qeverisë turke, ishte Prel Tuli i salcës, një shqiptar i vërtetë, shqiptar nga origjina,nga fama e bëmat.” Po kështu “Hylli i Dritës”,1937,do të shkruante: “Prel Tuli, ai Leonidhë i maleve,i doli përpara ushtrisë më moderne të kohës me një grusht malsorësh”.
Katër dit pas fjales se Prel Tulit “Ka për tu gjetur një Qafë tjetër ku turku ka për t`u ndeshur me armët tona! Erdhi fjala se ushtria Turke kishte filluar udhëtimin drejt Nikaj-Mërturit. Atë ditë djemt dhe burrat e Nikajmërturit do të nderonin brezat e mëvonshëm…..duke u turrur drejt Kodrës së Palçit me në krye heroin e maleve Prel Tulin. Zëri i luftës u flistë për mbrojtjën e vendit, u foli Prel Tuli: -“sahati erdhi, a jemi të një bese e të një fjale të mbrojmë vatanin? Gjithë një zëri – Të gjithë një bese! -jemi, u përgjigjet malsorët trima.
Aty u zgjodh edhe shtabi drejtues. Prel Tuli. Man Avdia dhe Deli Tahiri të cilët do ta udhëhiqnin këtë beteje kundër një ushtrie sic e thamë, nga më të sofistikuarat në atë kohë. Ajo Qafë e vogël, do të kthehej nje fortesë e pamposhtur,ku besa e Nikajmërturit që shtrenguar me një bindje dhe disiplinë të hekurt, për të gjithë ata djem dhe burra që jetën i`a falën Kodres së Palçit. Kodra e Palçit dhe Qafa e Agrit, do kthehëshin në rezistencat më të forta që historia e historia e veriut kishte njohur. Ishte korrik, 1910, detyrat e secilit detyrat e secilit tashmë ishin ndarë, që nga evakuimi I fëmijëvë,grave dhe pleqve nga shtëpitë dhe deri te gatimi për luftetarët, mulliri ku do bluhej e deri te blerja e armeve ne Pukë dhe Shkodër.
Kodra e Palçit ishte edhe kyeprita nga ku do të vinin turqit dhe aty qe caktuar numri i burrave që ishin gati të vdisnin për vatanin,për Nikajmërturin dhe për besën qi i kishin dhënë njëri-tjetrit. Në krye të kësaj prite do qëndronin, Prel Tuli dhe Deli Tahiri me dhjetra burra nga Salca. Në kodren e quajtru koldoç e deri në e deri në sukën e Marvatës, do të rreshtohej Brisa, me në krye Man Avdinë. Me zërin e parë 70 burra të betuar për jetë a vdekje do të zinin pozicionet e parapërcaktuara. Shtabi kishte përcaktuar edhe manovrimet e armikut, u derguan vrojtues në kodrat ku mund të viheshin re lëvizjet e armikut. Veç kësaj duhej ruajtur edhe popullsia,furnizimi, si dhe rrugët që do duhej komunikuar me fiset e tjera.
Prel Tuli kishte merak se forcat e turkut mund të sulmonin Merturin e Gurit,ne Toplanë e Dukagjin, dhe për këtë dashamirsi të Prel Tulit kënget popullore të kohes I mbajne gjallë këto kujtime:
…Con Prel Tuli fjal në Toplanë
– pshtoni robt e pashtoni gjanë,
Turgut Pasha na ka rrethue
E kam da mendjen me luftue…
Përfaqësuesi e Salcës, Brisë dhe Palçit bënë një kërkesë për lidhje bese me Dukagjinin për tu bashkur përkrah në frontin e luftës në zonene e Salcës. Ishte trimi Mehmet Shpendi që në emer të Dukagjinit edhe pse nuk i bashkoj forcat me Nikajmërturin, Dukagjinit do të mbeshteste luftën dhe do organizonte qëndresën në kufijt e Dukagjinit.
Prel Tuli tashmë kishte një anë të fuqishme dhe më tepër gucim, pasi Turgut Pasha tashmë do të përballej edhe me Dukagjinin. Kodra e Palçit dhe Qafa e Agrit do të bëhëshin dy llogore që osmanëve do ua prishte festën, të cilet më parë nuk e kishin llogaritur qëndresen e pashoqe dhe unike të një zone si Nikaj-Mërtur.
Kur forcat osmane të armatosura gjer në dhëmbë, doli kushtrimi:
-Hiq, se turku po vjen!
Malsoret në Kodër të Palçit kishin zënë pozicionet, po vrotjonin çdo lëvizje të armikut, nata ishte kthyer në ditë për ata që me besë dhe nder mbështesnin bërrylat e rëndë mbi llogore. Zoti tashmë ishte në krahun e malsorëve që e besonin dhe e nderonin vepren e tij, kishte rënë një heshtje e madhe, trimat në Kodër të Palçit prisnin vetëm urdhër zjarri. Ali Begu menjëherë kërkoj një takim me parinë e zonës, të cilëve u kërkonte dorëzimin e armëve dhe të mos fshihej asnjë rekrut për ushtarë. Përgjigjia e Salcës,Brisë e Palçit ishte:
-Armët ec e merri!
Turgut Pasha duke dërguar një ultimatum njëzet e katër orësh, kishte shfaqur shenja nervozizmi duke qe çuajtur Nikajmërturin si “kryengritës të pabindur”. 10 korrik 1910 Ali Begu do zbatonte urdhërin për shtypjen e kryengritjes, nën komandin e bimbashit të mbretit dhe në krye vetë Ali Begu bashkë aziatikun Mustafa Efendiu. Tashmë erdhi sahati I fundit, ose lavdi,ose ndëshkim atë pasdite, për 75 burra që prisnin alarmin për zjarr. Prel Tuli në momentin më të mirë i jep zjarrë mahilerit, jo vetëm duke sinjalizur zjarrë mbi pushtuesit, por edhe duke vrarë bimbashin e mbretit, I cili bije I vdekur nga kali. Lufta filloji e ashper, krismat e armëve degjoheshin në gjithë malsinë, diku atje në male Nikaj-Mërturi po luftonte, dy pritat e tjera të cilat nuk u perfshinë në luftë I erdhen në ndihmë Kodres së Palçit.
Njai Prel Tuli, trim I çartun,
Në këmbë e n`dorë e vret bimbashin
Vret bimbashin në këmbë e n`dorë
I shkon fjala në Stambollë”.
Ali Begu kishte menduar ti binte Salcës në befasi, të dilte në Qafë të Agrit dhe pastaj ti binte Shkodrës, por frika se në Q.Agri mund ti binte Dukagjini po ia shtonte frikën. Këto ëndrra të Ali Begut i prishte Prel Tuli,pasi zgjuarsia e tij dhe njohja mirë e terrentin bëntë që Prel Tuli ti komandonte malet. Malsorët trima duke përdorur zgjuarsinë e luftës i`u veshën Gurit Murg, një pritë llogore që osmanët nuk e kishin përllogaritur. (Shumë e kanë konsideruar atë gurë si një dhuratë nga zoti, për të mbrojtur besimin dhe lavdinë e tij). Lufta vazhdonte e ndezur dhe Guri Murg përballë gjylëve të topavë që binin mbi të, ngjanin vetëm me shiun e verës mbi detë. Lufta vazhdonte,asnjëra palë nuk terhiqe, gjaku dhe pastojat janë pjesë ë luftës që për 12 ditë me rradhë ushtonte malët.
Ali Begu po luftonte me të gjitha forcat, duke menduar se mund të ngrihej malësia në këmbë dhe kjo di ishte një gjë e rëndë për të, dhe ushtrinë e tij. Gjatë luftimeve dhe gjyleve që përplasëshin mbi zgavrat e Gurit mur, martinat për një moment pushonin së rëni,pasi duheshin ruajtur fishekët dhe pas pak gjithë vendi shoqerohej me piskama për ti dhënë zëmer malsorëve. Gjatë ditës shumë turq ishin të shtrirë vdekur përballë gurit murg në lendinë, e vetma rrugë per pushtuesit që të dërgonte tek guri. Pasi lufta pushonte dhe vazhdonte persëri me vonë nga Qafa e Agrit u dha kushtrim nëpëe Dukagjin se në Mërtur pushka u nis. Me te marr vesh Mehmet Shpendi prihesi I djelmnisë qiti kushtrimin:
Mehmet Shpendi trim si motit,
Vrik piskati nëpër fis,
N`kam, o djelm`hu ndihma e Zotit
Se në Mërtur pushka u nis.
Shoshi atë natë po luste natën ë Shqurkut, me miq e me bija, dhe me fiset e tjera,por kushtrimi “Turku po vjen” u`a prishi festën. Shoshi nuk pyeti,por shpi për shpi me pushkë dhe qirinjë në gji u nisën për në qafat e malëve duke zënë si pozicion vendet e tyre. Nuk duhe tharruar kurrë as trimeria e atyre që kishin ardhur për festë, të cilet u gjenden përkah Shoshjanëve duke msyrë pritat.
Ka dal Shoshi shpi për shpi,
Tuj lutë fest me mik e bijë,
Pushkët në duar, qirat ne gji,
Deli Marshi u ka pri,
Në Qafë-Kunor kanë dal shefi.
Duke prerë lisat si llogore, në Qafë-Kunor u hap fjala “Turku këndëj nuk kalon”. Ndërsa turku luftonte nën qëndresën e Nikaj-Mërturit. Duke treguar aftësinë ushtarake si udhëheqës i djelmnisë së Shalës, por edhe si udhëheqësi kryesor i kësaj kryengritëje antikomuniste Mehmet Shpendi ndan forcat e luftës sipas zonave përkatëse. Kështu që për gjashtë orë, Dukagjini me 300 burra në këmbë, kishte zënë qafat të gatshën për luftë, duke u betuar se “Turku këndej nuk kalon”.
Për këtë ngjarje të madhe shkruan edhe Fishta:
“At herë Palç del qaj Prel Tuli:
Msyn prej Kthellet Marka Kuli;
N’ Traboinë rran Llesh Nkollë Luli;
Rran Dodë Preçi prej Kastratit:
Gjeto Marku flakon shpatit,
Porsi ajò flaka e barotit,
Kur t’ i nepet zjarm agzotit:
Zbardhë kà faqet gjithkund Hotit.
Del prej Shkrelit Marash Vata,
E si reja me shtergata,
Msyn perpjetë drejt Dukagjinit,
Me at gjin Pjetrin e Kurbinit,
Qi per pushkë e per urti
E lanë nam të dy n’ Shqypni.
Kta edhè u ndeshkan m’ Qafë të Boshit
Me Drangoj të Shalës e t’ Shoshit.
Tashmë djelmnia ishte në këmbë dhe Mehmet Shpendi kishte përkrahje e gjithë Dukagjinit shpi për shpi. Duke e parë që lufta po zgjaste dhe kishte ngec mes Turkut dhe Nikaj-Mërturit nën mburojen e Gurit Murg Shaljanët, duke lëvizur në turma të vogla filluan të sulmonin turqit në befasi, të cilet nga znemerimi shpesh I kthenin topat nga Qafa e Agrit. Siç e thotë edhe kënga:
“Shal e Shosh e Toplan
Me ra n`tok gjylen s`pe lan…
Me top dardhet Miter Kola
Tergut Pasha thotë marova…
Mallkuë qoftë tan ky vend
Mallkue prijsi Mehmet Shpend.
Ali Begu si një ushtarak i stërvitur mirë nuk po arrinte të përllogariste kesaj here forcën e malsorëve, edhe pse ushtria e tij ishte më e madhe në numër por malsorët që i mbinin nga shkëmbi dhe nga Guri Murg po ia shkatrronin ushtrine duke i`a zbehur shpresat. Me të rënë nata malsorët në çdo qafë krijuan zjarrë të mëdha, duke e Bërë Ali Bëgun të ndjente nga brenda frikën e Djallit. Forcat e tjera që vinin nga Gjakova, po e rrethonin tashmë pa shpetim ushtrinë më mizore që historia e ketyre anëve kishte njohur. Turqit kishin udhëtuar nga një cep tjetër i botës, për të lënë eshtrat dhe kokën në qafat dhe kodrat e Dukagjinit. I tronditur,I frikësuar, dashur pa dashur po u`a mesonte emrin trimave të kësaj ane,Gurit Murg,Kodres së Palçit, Perl Tulit, Mehmet Shpendit etj.
More Pashë, më paç në qafë!
Qysh më çove në Palç e n`Salcë!
……………………………..
Pasha shkrun letra te Mbreti:
-Kurrë s`kam pa kësi soj mileti!
Tashmë ushtria Turke nuk kishte shpëtim, të gjendur para një fortese të pa mposhtur, ngrejnë flamurin e bardhë, por malsorët që nuk e dinin se turqit po dorëzohëshin nuk e ndalonin zjarrin. Ali Begu e pyet Tahir Niken e Lekbibajve: -sa taborre e marrin Gurin Murg? Zotni! Gurin Murg s`e pushtojnë 20 taborre. Për këtë që tha, njëri nga paritë e vendit Tahir Nika, e shprehin vargjet:
…Tahir Nika, pika e djalit
E kanë lidh në bark të kalit
Se i tha beut n`shatore
-Gurin Murg se çajnë tabore!
Ali Begu i lodhur nga lufta, duke e kuptuar se vetëm nderi dhe besa I mban gjallë këta luanë malesh, në mengjesin e 20 korrikut një grup ushtarësh osman marrin peng në Nikaj gra dhe fëmijë,si dhe burrat e mbetur nëpër shtepia,për ti përdorur si pritë përpara Gurit Murg. Në këtë situatë të trishtueshmë, Prel Tuli ngrihet në këmbë
–Mos shtini se po vrisni njerëzit tanë!
Në këtë thirrje duke dalë nga pozicioni, Prel Tuli merr dy plagë, të cilin e largonje duke e dërguar në pyllë. Të mërzitur “për vdekje” turqit ndëshkuan fshatin e Salcës, ku 56-të shtëpi do përpiheshin nga flakët, dukë errësuar gjithë qiellin. U vra në oborrin e tij,Vogël Musliu ndërsa ruante shtepitë për të mos u djegur. Aty vriten edhe Lulë Sylja dhe Zoj Markja. Kësaj të fundit i lidhën shportën në qafë dhe i vunë flakën.
Dukagjini edhe pse kishin kaluar ditë, priste në llogoret që kishte zënë, pasi ishte vënë re se Turgut Pasha nuk kishte më forcë për të luftur. Ai kishte shprehur dëshirën të largohej sa më parë nga ky vend “i mallkuar”.
Mos pushoni, bini bini!
Anadolli s`po qëndron,
A vu n`tikun nga kufini,
Asht ma hana kah perëndon…
……………………………………
Qafës Kolçit, rrugë e shpume,
Ku ndjek rruga për në Pejë
Me ushtri të përgjysmueme,
I turpruem si gue e vejë.
Tergut Pasha nuk e kishte menduar se në këto male të varfëra mund të kishte kq shumë armë dhe nje organizim kaq i menqur nga një luftë popullore. I trurperuar dhe i menduar u largua duke thënë se –“si ka mundesi që në këto male të tretura në fund të Perandorisë, mund të egzistonte një popullatë me flamur që u printe ideali i lirisë, për ruajtjen e vatanit. Se si grupe guarrilas me ne krye komandatë popullor të zgjuar dhe të aftë në fushen e betejes siç ishin Prel Tuli dhe Mehmet Shpendi. Jehona e kësaj lufte u dëgjua brenda dhe jashtë Shqiperisë,gazeta dhe broshura u përhapen kudo.
Asim Beu i ishte drejtuar me të lutur ministrit turk me këto fjalë:
-Do të ishte më mire të bëhëshin disë sakrifica më të mëdha parash tani, sesa të rrezikohej një kryengritje tjetër e re në pranverë.
Jehona e kësaj fitoreje u përhap menjëherë në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo luftë e mbyllur me fitore, jo vetëm nxiti besim për fitore ndaj pushtuesit,por nxorri figura të shquara si: Prelë Tuli, Mehmet Shpendi, Halil Brahimi, Man Avdi Doda, Deli Tahiri, Marash Delia, Deli Marashi etj.
Sot edhe pse pas një shekulli, gjakun e derdhur për ti ruajtur nderin Nikajmërturit në Koder të Palçit, nipat e këtyre trimave nderojnë gucimin dhe lavdine e tyre me krenari.
P:F.M
Share:
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close