Ultimate magazine theme for WordPress.

PDK: Vjedhja e mbi 2 milionë eurove, krim i organizuar brenda Ministrisë së Financave

Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka dënuar atë që e ka konsideruar krim të organizuar brenda Ministrisë së Financave, kur ka folur për transferim e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës në një kompani private.

“Ditëve të fundit, qytetarët e Kosovës janë dëshmitar të një prej dështimeve më të mëdha të Qeverisë Hoti, në 20 vjet të jetës së institucioneve të Kosovës. Vjedhja e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit në vetëm pak minuta është krim i madh i organizuar ndërinstitucional”, ka deklaruar ai në një konferencë për media.

Lushtaku, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se dorëheqja e Ministres së Financave, Hykmete Bajrami është akt i domosdoshëm.

Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka tendencë të përfshijë PDK-në këtë rast.

“Asnjë i dyshuar deri më tani nuk është dhe nuk ka qenë anëtar i PDK-së”, ka thënë ai.

Lushtaku ka thënë se pretendimet e disa mediave në Kosovë se ortaku i tij është i përfshirë në këtë rast janë gënjeshtra.

Labinot Gruda, punëtor i Thesarit të Kosovës, është arrestuar më 20 tetor, derisa dy persona të tjerë, pronarë të kompanisë private të cilës i është bërë transferi, gjenden në arrati.

Ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami gjatë një raportimi të enjten para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, tha se transferi i mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës në llogarinë e një kompanie private është realizuar përmes një krimi kibernetik.

Gruda, i dyshuar për transaksionin e paligjshëm mbi 2 milionë euro, ka deklaruar në gjykatë se ndihet plotësisht i pafajshëm dhe se pretendimet për këtë shumë parash “nuk kanë të bëjnë aspak” me të.

“Unë gjithmonë i kam përmbushur detyrimet e mija sipas përshkrimit të vendit të punës dhe asnjëherë nuk i kam tejkaluar ato”, ka thënë ai.

Sipas deklaratës së prokurorit të rastit, Labinot Gruda më 9 tetor mes orës 12:11 dhe 12:19 nga zyra e tij në Thesarin e Kosovës, “duke krijuar user-a (llogari) të ndryshëm si user-a të punëtorëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe të njëjtat i ka përdorur në mënyrë të kundërligjshme, ka realizuar katër transaksione në vlerë prej 2,077,995 në llogarinë bankare të kompanisë ‘LDA Group’ Sh.p.k… veprime të cilat i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës”./rel

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close