Ultimate magazine theme for WordPress.

Serbia arreston serish një shqiptar të Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), dënon ashpër arrestimin e shtetasit kosovar, Agim Gjocaj, nga Serbia.

Kjo ministri njofton se Gjocaj u arrestua në mënyrë flagrante gjatë udhëtimit të tij transit nëpër territorin e Serbisë.

Agim Gjocaj është nga fshati Baballoq i Deçanit.

MPJD kërkon nga Serbia lirimin e menjëhershëm të Agim Gjocajt si dhe të Nezir Mehmetajt, i cili po vazhdon të mbahet padrejtësisht në paraburgim tash e dhjetë muaj. Po ashtu, theksojmë se akuzat e pretenduara ndaj tyre janë të pabaza, të qëllimshme dhe të motivuara politikisht.

MPJD i bën thirrje Brukselit dhe shteteve të Grupit Quint, që të adresojnë këtë shqetësim tek autoritetet në Beograd, që njëherë e përgjithmonë të ndalohet një praktikë e tillë e jashtëligjshme, të ndalimit të pabazë të shtetasve kosovarë të cilët kalojnë transit në territorin e Serbisë. Një sjellje e tillë është në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut, marrëveshjen e lëvizjes së lirë të arritur në Bruksel, në vitin 2011 dhe në kundërshtim të plotë me frymën e marrëveshjes së zotimeve të Washingtonit për Normalizim Ekonomik.

Politika e vjetër e Serbisë me në krye Vuçiqin, vazhdon të sillet në shpërputhje me të gjitha vlerat evropiane ku aspirojnë dhe në kundërshtim me deklaratat që bëjnë përpara faktorit ndërkombëtar për kinse ‘angazhim e gatishmëri’ drejt procesit të normalizimit të plotë me Kosovën dhe fqinjësi të mirë në rajon. Këto veprime, janë në vazhdën e përpjekjeve të Serbisë për të sabotuar Republikën e Kosovës, duke lëshuar urdhra të rrejshme arrestimesh dhe duke manipuluar kanalet e tyre mediatike përmes propagandës së vazhdueshme raciste.

Andaj, duke i pasur parasysh këto rrethana, MPJD i përsëritë thirrjet që shtetasit e Republikës së Kosovës dhe bashkëatdhetarët nga diaspora t’i shmangin udhëtimet në dhe nëpërmes Serbisë, për shkak të rrezikut të ndalimit të tyre, me akuza të motivuara politikisht, thuhet në njoftimin e MPJ-së. /RTKLive/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close