Ultimate magazine theme for WordPress.

BE-ja me komente në Speciale rreth amandamenteve të Thaçit

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell, dhe shefi i ri i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigermark, i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese që është në kuadër të Gjykatës Speciale që të shtyjë publikimin e qëndrimit rreth amandamenteve të propozuara nga presidenti, Hashim Thaçi, rreth mandatit të Speciales.

Një kërkesë e tillë është pranuar dhe në vend të datës 19 tetor, tashmë qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese të Speciales për amandamentet e presidentit Thaçi do të jepet më 2 nëntor.

Një vendim të tillë e ka nënshkruar gjyqtari Vidar Stensland, raporton Kosevv.

Propozimi i dy amendamenteve nga presidenti Thaçi s’është pritur fare mirë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilët e kanë konsideruar edhe një herë si “përpjekje për ta zhbërë Gjykatën Speciale”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi zyrtarisht më 25 gusht i ishte drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me propozim për amendamentin e Kushtetutës për zgjatjen e mandatit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë. Thaçi në propozimin e tij dërguar Kryesisë së Kuvendit, ka kërkuar të ndryshohet neni i amendamentit, ku thuhet se mandati i këtij institucioni do të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare.

Sipas propozimit të Thaçit, mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar “do të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Bazuar në amendamentin e Kushtetutës së Kosovës, në bazë të së cilit janë formuar Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, mandati pesëvjeçar i këtij institucioni skadon ne gusht të këtij viti.

Megjithatë, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, thuhet që mandati i kësaj gjykate do të përfundojë atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i lajmërojë për këtë institucionet e Kosovës, gjë që konfirmohet edhe në vet këtë gjykatë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close