Ultimate magazine theme for WordPress.

Dy të arratisurit që i morën 2 milionët e Thesarit anëtarë të NISMA’s

Kosova këto ditë  është tronditur nga lajmi se një punëtor i Thesarit të Kosovës me iniciale L.G. dyshohet se, përmes katër transaksioneve të ndryshme, ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove të buxhetit në llogari të një kompanie private, LDA Group Shpk, pronarët e së cilës janë përfolur se janë anëtarë të Nismas.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, e ka pranuar se personat e përfshirë në skandal janë anëtarë të Nismas, por që nuk kanë funksione në institucione të vendit.

“Zyrtari që ka qenë në atë ministri nuk është pjesë e strukturave të Nismas, por kandidatët e tjerë që janë përmendur janë anëtarë të Nismas, por që nuk kanë qenë pjesë të institucioneve dhe natyrisht që Nisma i ka marrë masat e veta në këtë drejtim. Për neve një veprim i tillë është i papranueshëm dhe se përgjegjësia kryesore është e Qeverisë dhe e institucioneve të shtetit që vërtetë nuk kanë marrë masa për të mbrojtur paratë e tatimpaguesve të Kosovës”, ka thënë ai.

Krasniqi ka konsideruar që shteti ka dështuar në mbrojtjen e të dhënave dhe ndaj mundësisë për sulme të tilla.

“Kjo duhet të themi se realisht këto sulme duan një mbrojtje dhe mbrojtja duhet të jetë profesionale. Konsideroj që institucionet e shtetit nuk i kanë marrë masat e duhura me profesionistë ta mbrojnë sulmin dhe konsideroj që njerëzit që vërtetë janë profesionistë të mirë është e udhës të vendosen në vendet e caktuara dhe ata duhet të jenë të stimuluar me paga mujore do të thotë Qeveria e ka përgjegjësinë që në institucionet e shtetit të merr nëpunës profesionistë dhe që e njohin mirë punën e tyre dhe që e kryejnë mirë detyrën e tyre”, ka thënë ai.

Në zgjedhjet e 6 tetorit e vitit të kaluar Nisma Socialdemokrate garoi në zgjedhje me AKR-në. Madje menzi e kaluan pragun zgjedhor. Duke folur për zgjedhjet e ardhshme, Jakup Krasniqi, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, tha për Front Online, që kjo parti do të garojë e vetme.

“Unë mendoj që nuk është koha e koalicioneve, nuk duhet që të paragjykojë. Nisma është parti politike është edhe në Parlament. Ne të gjithë angazhimin tonë e bëjmë që ta forcojmë Nismën. Jemi edhe në zgjedhjet e brendshme të Nismës dhe vendimet e Qeverisë për shkak të pandemisë po na pengojnë që ta përmbyllim këtë proces ne jemi që kurdo që të ndodhin zgjedhjet të shkojmë si subjekt në vetë”, ka thënë Krasniqi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close