Ultimate magazine theme for WordPress.

KQZ kufizon shpenzimet e fushatës zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtunën ka vendosur për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor të këtij viti.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim te Partive Politike, Yll Buleshkaj ka treguar për shpenzimet gjatë fushatës zgjedhore për subjektet politike që marrin pjesë në zgjedhjet në Komunën e Podujevës.

“Kufiri i sipërm është 43 mijë e 931 euro e 50 cent. Dhe numri i votuesve është 87 mijë e 863 votues”, tha ai.

Po ashtu, KQZ ka votuar edhe për shpenzimet e fushatës zgjedhore edhe për subjektet politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet në Komunën e Mitrovicës së Veriut, i cili është 11 mijë e 590 euro. Ndërsa, numri i votuesve të regjistruar është 23 mijë e 180 votues.

Anëtari i Komisionit, Sami Kurteshi tha se është mirë të diskutohet se çfarë do të ndodhë me personat të cilët infektohen dhe nuk mund të marrin pjesë në votim.

“Nëse disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, ose një prej kandidatëve do të detyrohet të izolohet për shkak të Covid-it, çfarë do të ndodhë”, tha ai.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se sekretariati ditëve në vijim do të sqarojë nëse ka implikime ligjore për afatin e regjistrimit për personat të cilët janë të infektuar me koronavirus.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close