Ultimate magazine theme for WordPress.

Religjioni dhe kleri

Nëse mashtron një njeri, je mashtrues!
Nëse mashtron disa, je mashtrues i madh!
Nëse mashtron mijëra veta, je udhëheqës i një sekti fetar!
Nëse mashtron miliona veta, je profet dhe rren në emër të një zotit që as ti nuk e njeh, por, ato rrena, i shpall të shenjta!
Ekzistenca e profetëve përjashton ekzistencën e zotit.
Zoti është zot sepse mund të zhdukë njerëzimin!
Njeriu me bombë atomike mund të zhdukë njerëzimin.
Njeriu është zot!
Nëse ekziston zoti, nuk do t‘i bëjë dilenxhi ata në parajsë, që këtu ishin namuzli, sepse zoti do të mendonte se u bënë të moralshëm përkohësisht, për t‘u bërë pastaj të pamoralshëm përjetësisht!
Më mirë do të shkoja në ferr, se sa në një parajsë ku gjendet klerikët!
Kur shihet kush përfaqëson zotin në Tokë, humbet krejt vullneti për të besuar një religjion!
Kur shihet se kujt i lejohet të flasë në emër të zotit, aty kuptohet se ai zot, nuk ekziston si fakt, por vetëm si rrogë!
Gjatë pjekjes në ferr, apo zierjes në një kazanë, së paku zotit do t‘i dhuroja një kënaqësi, kurse vetes krenarinë për guximin që pata për të qenë ai që duhej të isha sipas dëshirës time  dhe jo ai si do të kishte dëshiruar të më gdhendte klani mashtrues i klerikëve.
Sa herë vriten njerëz kuptojnë mosekzistencën e zotit.
Politikanët dhe klerikët duan njerëz që besojnë, jo që mendojnë, prandaj thonë: BESO, jo MENDO!
Kleri nuk mund të mbijetojë pa njerëz të manipuluar. Ata janë klientë të tyre, që financojë lumturinë e tyre me disa orë punë në javë!
Ateistët më të mëdhenj në botë janë klerikët! Ata nuk besojnë pse duhet besuar, ata besojnë pse paguhen!
Nuk ka parajsë ku ka klerikë, por ferri është i mundshëm aty ku klerikët kanë pushtet.
Aty ku kleriku respektohet më shumë se intelektuali, sundon mesjeta.
Asnjë diktator nuk lejon dy rende politike të ndryshme brenda një vendi. Vetëm zoti i gjithëfuqishëm nuk ka fuqi të pengojë qindra sisteme fetare, edhe atë në një Tokë kaq të vogël!
Faleminderit o zot që nuk refuzove asnjë njeri, që deshi të bëhet profet, e asnjë njeri, i cili vendosi të bëhet klerik!
Për të zbuluar të vërtetën, duhet zhveshur lakuriq dogmat fetare.
Zoti gjendet në mendje si ide, prapambetja dhe pasojat përjetohen në jetë si realitet!
Nëse zotin nuk e ka krijuar askush, as njeriun nuk e ka krijuar askush!
Nuk mund të jetë zoti i mirë kur djeg njerëz, e as dreqi i lig kur nuk dënon njerëz!
Nëse ekziston djalli, dëshmohet pafuqia e zotit!
Nëse besohet ekzistenca e perëndisë dhe djallit, atëherë besohet pluralizmi në qiell.
Sikur zoti të ishte aq i dijshëm, do ta shkruante religjionin për një ditë, jo për dhjetëra shekuj apo dekada!
Popujt që ndërtojnë „shtëpi të zotit„ nuk jetojnë për jetën para vdekjes, por për jetën e dëshiruar pas varrosjes! Thua se zoti nuk ka fuqi t‘i marrë të gjallë, por vetëm pasi t‘ua marrë shpirtin!
Çfarë bën zoti gjersa vdes njeriu nga uria, apo nga sëmundja? Pikërisht atë që bën njeriu gjersa ngordh buburreci!
Nëse zoti ka dërguar virusin, nuk do të ketë fuqi të na ndalojë ta vrasim me barna.
Disa klerikë dhe disa politikanet e dinë edhe vetë se po rrejnë, por duhet të gënjejnë në mënyrë sa më kreative dhe sa më bindshëm! Profesioni dhe rroga i detyron të rrejnë sa më shumë!
Askush nuk përfiton më shumë nga injoranca se sa politikanët dhe kleri! Të parët i mbajnë njerëzit gjallë me premtime, të dytët i varrosin me shpresa!
Disa politikanë ndihmojnë klerikët, disa klerikë ndihmojnë politikanët! Ata kanë një qëllim të përbashkët: manipulimin, dominimin dhe pasurimin e vetes!
Aty ku politikanët hajna, milionerë, mbështeten nga kleri, merr fund drejtësia dhe morali!
Aty kultivohet prostitucion i burrave!
Politikani premton lumturi pas disa viteve, nëse nuk ia del, fajëson opozitën. Kleriku premton parajsë pasi të ketë varrosur njeriun, nëse e pyet ku shkoj, thotë nuk e di, por ti shkon diku. E  vërteta? Njeriu dërgohet vetëm në varr…
Nuk dihet a ka vdekur një politikan dhe klerik nga uria, por dihet se shtëpitë e tyre janë më të mëdha, se sa të atyre, të cilëve u predikojnë moralin dhe mëshirën.
Politikanët shesin premtimet, klerikët përrallat!
Njeriu që beson, nuk ka frikë nga vdekja, por e pranon si normalitet!
Shumë besimtarë tuten nga vdekja! Arsyeja? Ata shpresojnë se zoti është i mirë, por nuk e besojnë.
Krishti thoshte i varfëri shkon në parajsë, i pasuri jo. Kleriku është i pasur, ai shkon në ferr! Po pse nuk ka frikë? Sepse nuk beson!
Nëse jep para për religjionin, nuk jep për zotin. Zoti nuk merr, as nuk kërkon para! As njeriu i drejtë, që i beson zotit, nuk merr, ai jep sepse dëshiron t‘i pëlqejë zotit! Madje, varrimet do t’ i bënte falas (ka rrogë) se aty do të shihte në çfarë bote përfundon ai vetë!
Politikani thotë më beso se të bëjë së shpejti të lumtur. Ti i beson pa menduar, ai lumturon veten! Kleriku thotë: beso se bëhesh i lumtur, ti i beson, ai thotë: ti lumturohesh sapo të të dalë shpirti! Domethënë pak para varrimit nis kënaqësia!
Religjion hyjnor është ai që i garanton njeriut lumturi si trup e shpirt, jo pas varrimit të trupit, sepse shpirti si energji as nuk ha, as nuk pi…
Sidoqoftë besimtari ka të drejtë të besojë, njeriu i mençur dhe i lirë duhet të dyshojë dhe përsias për t’i rritur lumturinë vetes dhe besimtarit.
Zoti krijon të varfër për të pasur mundësi i pasuri të japë lëmoshë, pastaj ta fusë në parajsë për të qenë pranë tij, mu ai, që kanë punuar për rritjen e varfërisë në tokë!
Nuk vdes kurrë një klerik nga uria, por shpesh pjesëtarë të popujve të tij.
Monoteizmi lufton humanizmin, iluminizmin, arsimin dhe përparimin. Kleri monoteist ka frikë nga vetëdijesimi i njeriut, më shumë se njeriu i lirë nga vdekja!
Monoteisti beson se zoti e ka krijuar njeriun gabimisht dhe me hir apo pa hir duhet të ndryshohet, madje edhe të asimilohet.
Sikur të ekzistonte zoti, Niçe nuk do të kishte mundur të bëjë publik lajmin për vdekjen e perëndisë!
Politikanët dhe klerikët mundohem shumë për të argumentuar rrenat e veta, përndryshe humbin vendin e punës!
Aty ku ka politikanë dhe klerikë me pasuri sa mesatarja e popullit, ka politikanë dhe klerikë me dinjitet!
Sikur të kishte mundur Krishti të imagjinonte se në kisha pasuesit e tij do të abuzonin aq shumë seksualisht me fëmijë, nuk do t‘ishte bërë kurrë i krishterë!
Nëse njeriu nuk demaskon rrenat fetare (10.000 religjione në botë), do të vijë përsëri dita kur rrenat e pjekin atë në stivë drush, ose ia presin kokën!
Klerikët urrejnë ateistët, sepse ata shpallin të pavlefshëm profesionin e tyre!
Sikur zoti të ishte aq i fortë nuk do t‘ishte aq i dobët për të lejuar aq shumë besime fetare.
Mos u trishto, mbi 5 miliardë e gjysmë besojnë gabimisht!
Zoti është vetëm një iluzion i cili ndikon në braktisjen e realitetit, për të fshehur trishtimin nga realiteti, apo për të fshehur fytyrën e vërtetë.
Më i varfër është ai që ka frikë vazhdimisht nga humbja e pasurisë së grumbulluar padrejtësisht, se sa ai që nuk posedon asgjë!
Faleminderit o zot që krijon aq shumë të varfër, sa të pasurit me disa centë, mund të blejnë parajsën!
Studimi i religjionit është studim i imagjinatës së njeriut. Për qindra breza ishte totemizmi religjion. Për qindra tjerë ishte politeizmi (edhe sot në Indi), pasoi monoteizmi dhe gjoja zoti urdhëroi analfabetet të shkruanin librat në vend të tij.
Numri i madh i besimeve fetare në Tokë dëshmon se zoti ose nuk ekziston ose se nuk është fare fetar!
Sot, ku ka shumë besim, gati nuk prodhohet asgjë nga teknologjia! Natyra i ka dhuruar njeriut, lirinë, religjioni ia anuloi dhe e shndërroi në skllav!
Religjioni nevojitet për t‘i ngushëlluar të mjerët, përndryshe, pa shpresën e parajsës, ata mund t‘i vrasin të lumturit!
Rrenat e shenjta për paqe të padrejtë!
Ose ekziston zoti, ose kleri!
Zoti nuk ekziston, sepse ekziston kleri!
Zoti është vetëm arsyetim manipulues, pretekst për të bërë njeriun vegël; për të vrarë në emër të një perëndie spektatore pasive!
Ke menduar ndonjëherë se sa orë punë bëjnë në ditë, sa për një javë? Ke parë se ata quajnë veten doktor të teologjisë pse kanë studiuar vetëm një libër?! Madje quajnë veten doktor, gjersa profetët ishin analfabetë!
Zoti, pra, nuk ekziston siç imagjinohet, ai është mu ashtu si u konvenonoi profetëve, që e imagjinuan.
Ateistët më të mëdhenj në botë janë klerikët! Ata nuk besojnë pse duhet besuar, ata besojnë pse paguhen! Ata besimtarin vështrojnë vetëm si klient, qoftë gjatë jetës, qoftë gjatë varrimit!
Nuk mund të ekzistojë zoti dhe djalli. Ose njëri, ose tjetri!
Thonë se shpirti shkon në qiell, por ai as nuk han, as nuk ndjen uri, e as nuk mund kënaqet, sepse duhej të jetë energji!
Kjo botë i takon të dijshmit dhe të fortit! I dobëti kënaqet me iluzionin dhe shpreson të lumturohet pas vdekjes.
Zoti i duhet shtetit dhe të pasurve, përndryshe të palumturit, nëse humbin shpresën se pas vdekjes, nuk bëhen më të lumtur se të lumturit e gjallë, bëjnë kryengritje dhe i vrasin të lumturit dhe marrin pushtetin!
Financimi i klerit fetar, dëmshpërblehet me zbutjen dhe disiplinimin e shtresës së palumtur, si dhe motivimin e tyre në kënaqësitë, që pasojnë menjëherë pas vdekjes!
Një njeri i lirë ka mendime të epokës së vet, besimtari të kohës së profetit që beson.
Njeriu i lirë ka ide të veta, besimtari jo. Ai është vetëm zëdhënës, zëhuazues i mendimeve nga një libër. Sa herë mbrojnë zotin, dëshmojnë mosekzistencën e tij. Një zot nuk mund të ketë nevojë të mbrohet nga njeriu prej njeriut!
Zoti i mirë bën njerëzit të lumtur të gjallë, jo pasi të varrosen!
Për t‘i lumturuar kufomat, nuk duhet aspak mençuri!
Libra nga Lis Bukuroca:
Ngjyrat e dashurisë, roman erotik vetëm për lexues të moshës madhore
Hijedritat e jetës, poezi, 2010-2017
Letër burrave (1) mbi diskriminimin gjinor dhe pasojat për shoqërinë
Letër burrave (2) mbi diskriminimin gjinor dhe pasojat për shoqërinë
/Lis Bukuroca /https://letersi-perkthime-artikuj.blogspot.com/2020/04/religjioni-dhe-kleri.html?spref=fb&fbclid=IwAR1QjTlCnVWq-EtmueLTVBbFkUNUiWWgEBTavKug9W2trNVQNdQpAjcpHFg

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close