Saturday, November 28, 2020
Të tjera

Tregu i automjeteve në BE rënie drastike

ATSH-AA/ – Tregu i automjeteve në Bashkimin Europian shënoi një rënie të mprehtë prej 24,5 % në periudhën janar-shtator të vitit 2020, duke arritur në gjithsej 1,2 milionë njësi në bazë vjetore.

Sipas Shoqatës Europiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), pavarësisht nga fitimet e muajit të kaluar, ndikimi ekonomik i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) vazhdon të rëndojë mbi kërkesën e përgjithshme deri më tani këtë vit.

“Nga janari deri në shtator secili nga 27 vendet anëtare të BE-së shënoi rënie dyshifrore, përfshirë katër kryesoret, Spanja (-33%), Italia (-21,7%), Franca (-21%) dhe Gjermania (-21,4%)”, njoftoi ACEA.

Në bazë mujore, kërkesa për automjete komerciale në bllokun europian u përmirësua dukshëm në muajin shtator, me regjistrimet që u rritën për 13,3% apo në 163 512 njësi.

ACEA tha se kjo rritje u drejtua kryesisht nga sektori i furgonëve, i cili përbënte mbi 84 % të të gjitha regjistrimeve të automjeteve komerciale.

“Të katër tregjet më të mëdha të rajonit regjistruan të gjitha rezultate pozitive me fitime dyshifrore në muajin shtator, me Italinë (+17,8%), Gjermaninë (+17,6%) dhe Francën (+15,1%)”, njoftoi ACEA.

Similar Posts

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close