Fokus

Grenelli sjell porosinë e Trumpit për komunitetin serb në SHBA:”Politika e Bidenit rreth Kosovës nuk do të jetë ajo të cilën e dëshirojmë”

Emisari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi ,Richard Grenell dje ka vizituar shqiptarët republikan në Shtetet e Bashkuara dhe ka kërkuar nga ta votën për Trumpin.
Grenell ka vizituar edhe bashkësinë serbe në SHBA për t’iu kërkuar edhe atyre voten për Trumpin.

I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenel, ndoqi sot liturgjinë në kishën e Shën Sava në Milwaukee.Vizita e Grenellit në tempull u organizua nga iniciativa “Serbët për Trumpin”.

Grenell dje ishte takuar me përfaqësuesit e komunitetit serb nga dy shtetet federale – Wisconsin dhe Illinois, gjatë së cilës ai përcolli mesazhin e Presidentit Donald Trump për komunitetin serb,njoftojnë mediat serbe.

Gjatë bisedës së djeshme me përfaqësuesit e komunitetit serb në “Shtëpinë Serbe”, Grenell kishte përcjellur porosinë e presidentit amerikan tha Trump se marrëveshja e Uashingtonit ishte e vështirë dhe se ata ishin të ngazëllyer për zbatimin e saj, por edhe mendimin se politika rreth Kosovës e kundërshtarit të Trumpit në zgjedhjet e 3 nëntorit, Joe Biden. nuk do të shkojë në drejtimin e dëshiruar.

“Ne e dimë saktësisht se nga do të shkojë administrata e Bidenit, i cili është një drejtim që ne nuk e duam”, tha Grenelli, duke shtuar se Shtëpia e Bardhë ishte krenare për të sjellë të dy palët në tryezë për të folur për ekonominë, pikërisht atë që Trump di më mirë.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

 

Share:
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close