Aktuale

Lutfi Haziri: Nëse Osmani largohet, fillimisht e dëmton LDKnë e pastaj edhe veten

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani nuk duhet të largohet nga LDK.

Osmani është përjashtuar nga të gjitha pozitat në organet udhëheqëse të LDK’së dhe ka paramajmëruar se do të nisë subjektin e saj politik. Po ashtu, ajo ka hedhur akuza ndaj kreut të LDK’së, Isa Mustafa.

Haziri ka thënë se largimi i Osmanit do ta dëmtonte LDK’në dhe demokracinë e brendshme të këtij subjekti, por edhe vetë Osmanin.

“Definitivisht që do ta dëmtojë LDK’në. Çdo figurë e fuqishme që është ngritur në LDK nëse largohet sigurisht që do të na dëmtojë, dhe këtë mund ta shohim vetëm në zgjedhje. Por mësimet e të kaluarës së afërme na mësojnë qe përveç LDK’së, ajo do ta dëmtojë edhe veten”, ka thënë Haziri në Syri TV.

Share:
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close