Mediat serbe:”Nga territori i Kosovës është shtënë me armë zjarri në policinë serbe”

Sipas mediave serbe në rajonin e Kurshumlisë ka ardhur deri te një incident kur të dielen në policinë serbe “është shtënë nga armë zjarri nga territori i Kosovës”.Sipas këtyre mediave, askush nuk u lëndua në atë incident.

Zyrtarët e policisë u sulmuan kur ndërhynë pasi u raportua vjedhja e pyjeve në afërsi të Kursumlisë.

Si zakonisht nga pala serbe krijohen incidente artificiale për të justifikuar aksione që ndërmerren nga shteti serb.Prandaj edhe këto informacione duhet të merren me rezervë.

/Përgatitur nga proinformacion.com/