Ultimate magazine theme for WordPress.

Nasa ka njoftuar për zbulimin e madh në Hënë,ujin!

Agjensia amerikane e Hapsirës ,NASA ka raportuar sot se definitivisht është gjetur ujë në satelitin natyror të Tokës,hë Hënë!

Kërkimet sugjerojnë që uji mund të shpërndahet drejtpërdrejt në sipërfaqen hënore, jo vetëm në pjesët e ftohta dhe të pandriçuara të hënës.

Zbulimi përfaqëson një përparim të madh në misionin e eksplorimit të pjesës tjetër të sistemit diellor, si dhe dhënien e një kuptimi më të mirë të sipërfaqes hënore.
Kjo gjithashtu ngre pyetje të reja se si saktësisht uji mbërriti atje dhe si është në gjendje të mbijetojë në kushtet e vështira në Hënë.

“Për herë të parë, ne konfirmuam ujin në sipërfaqen hënore me ndihmën e teleskopit SOFIA. Ne ende nuk e dimë nëse mund ta përdorim atë si një burim, por të mësosh rreth ujit në hënë është thelbësore për planet tona kërkimore,” njoftoi administratori i NASA-s Jim Bridenstein në llogarinë e tij në Twitter.

Ai deklaroi se nuk dihet ende nëse mund të përdoret si burim.Detajet e zbulimit do të njoftohen në një konferencë shtypi që do të mbahet së shpejti.
Observatori Stratosferik i NASA-s për Astronominë Infrared (SOFIA) ka konfirmuar se uji u gjet për herë të parë në sipërfaqen e hënës të ndriçuar nga dielli.

SOFIIA ka zbuluar molekulat e ujit (N2O) në kraterin Klavius, një nga krateret më të mëdhenj të dukshëm nga Toka, të vendosura në hemisferën jugore të Hënës. Vëzhgimet e mëparshme të sipërfaqes së Hënës kanë zbuluar një formë të hidrogjenit, por nuk kanë arritur të bëjnë dallimin midis ujit dhe të afërmit të tij të ngushtë kimik, hidroksilit (OH).

“Ne kishim indikacione se N2O – uji që ne njohim – mund të ishte i pranishëm në anën diellore të hënës”, tha Paul Hertz, drejtor i Departamentit të Astrofizikës në Drejtorinë e Misionit Shkencor në selinë e NASA-s në Uashington.

“Tani ne e dimë se është atje. Zbulimi vë në pikëpyetje kuptimin e sipërfaqes hënore dhe ngre pyetje intriguese në lidhje me burimet e rëndësishme për eksplorimin e thellë të hapësirës,” raportoi Independent.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close