Ultimate magazine theme for WordPress.

Vjedhja e mbi 2 milionë eurove, Kadri Shala dorëzohet në Polici

Kadri Shala, pronari i kompanisë “LDA Group”, në emër të secilës dyshohet se u transferuan mbi dy milionë euro nga Thesari i Shtetit është dorëzuar sot në Policinë e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka treguar për KosovaPress se Shala është dorëzuar dhe se tani është në proces të intervistimit.

“Lidhur me rastin e poshtëshënuar, sot në Polici të Kosovës është vetedorëzuar një mashkull kosovar i cili tani është në proces të intervistimit. Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme lidhur me rastin dhe personin në fjalë, do t’i ndërmerr në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetentë”, tha Kelani.

Kujtojmë që lidhur me rastin ditë më parë është arrestuar Labinot Gruda ndaj të cilit është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close