Ultimate magazine theme for WordPress.

AGK publikon të dhënat ndikimin e Pandemisë të gazetarët, kameramanët e fotoreporterë

Kriza aktuale globale e shkaktuar nga pandemia COVID-19 ka pasur një sërë ndikimesh në fushën e gazetarisë dhe komunitetin medial në Kosovë.

Gjatë kësaj periudhe, gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët në vazhdimësi kanë punuar në marrjen dhe plasimin e informacionit të saktë tek publiku, duke iu ekspozuar mundësisë së shkeljes së të drejtave të punës dhe rrezikimit të shëndetit fizik e mendor të tyre.

Duke i pasur parasysh rrethanat ekonomike dhe shëndetësore të krijuara, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me mbështetje nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) do të publikojë hulumtimin “Ndikimi i Pandemisë Covid-19 në gjendjen ekonomike të gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve”.

Hulumtimi fokusohet në largimet nga puna dhe zvogëlimin e pagave të gazetarëve, ndikimin e Pakos Emergjente në sektorin emedieve, si dhe mirëqenien fizike e mendore të punëtorëve medialë gjatë periudhës së pandemisë.

Të gjeturat e hulumtimit do të prezantohen përgjatë diskutimit në panelin e përbërë nga Getoarbë Mulliqi Bojaj, drejtoreshë ekzekutive në AGK, Lirikë Demiri -Hulumtuese e raportit dhe gazetarët Jehona Zhitia & Bujar Vitija.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close