Ultimate magazine theme for WordPress.

Asgjë nuk dua,vetëm të ikë dua *Poezi

Dëshira për të fluturuar
Për të ikur nga këtu
Larg për të shkuar
Më ka bërë me flatra
Edhe pse zog nuk jam
Ëndërr të përditshme e kam
Nuk dua më të jem këtu
Se dhimbje në zemër kam
Edhe shpirti më është lënduar
Nuk jam ikanak nga natyra
Por durim më s’kam
Dua të më marrë malli
Të mungojë edhe fusha e mali
Nuk dua të jem më as trim
As hero i rremë
As krenar që jam bir mitologjie
Nuk dua më të më lëndojë vendi im!

 

/XHELIL ARIFI /27 tetor 2020

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close