Ultimate magazine theme for WordPress.

Peter Stano- BE: Asociacioni s’do të ketë fuqi ekzekutive dhe s’do të miratojë ligje

Qëndrimi i Bashkimit Evropian është se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë pushtet paralel dhe nuk do të miratojë ligjet e saj, ashtu siç edhe e ka bërë këtë të qartë shefja e atëhershme evropiane Federica Mogherini në Parlamentin e Kosovës më 6 maj 2016.

Kjo u bë e ditur nga Peter Stano, zëdhënës i shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell, në një përgjigje ndaj kërkesës së agjencisë së lajmeve Beta për të sqaruar nëse Borrell dhe emisari special i BE-së Miroslav Lajcak ende mbështesin mesazhin e Mogherinit se asociacioni s’do të ketë kompetenca ekzekutive.

Përmbajtja e letrës së Mogherinit së fundmi iu zbulua Lajçak në Prishtinë nga ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe letra ka datën një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes për asociacionin.

“Ne do të dëshironim t’ju referonim në deklaratën e ish-shefes së diplomacisë evropiane Mogherini në Kuvendin e Kosovës më 6 maj 2016, në të cilën ajo shpjegoi qartë pozicionin e BE-së,” thuhet në përgjigjen e Stano, duke shtuar se asociacioni nuk do të jetë një qeveri paralele dhe as s’do të miratojë ligjet e veta.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close