Saturday, November 28, 2020
Aktuale

Një muaj paraburgim për Kadri Shalën

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës një muaj paraburgim kundër të pandehurit Kadri Shala, për shkak të veprës penale shpëlarja e parave.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit, pasi që i njëjti mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të jetë i paarritshëm për organet e drejtësisë, mund të pengon rrjedhjen e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitar dhe bashkëpjesëmarrës tjerë, andaj caktimi i paraburgimit është masë adekuate për sigurimin e pranisë së tij në procedurë penale.

Kadri Shala dyshohet se së bashku me të pandehurin Labinot Gruda në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit, si dhe shpëlarja e parave.

Palët kanë të drejtën e ankesës kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Në lidhje me vjedhjen e 2 milionëshit nga Thesari i Kosovës, zyrtarit të Thesarit Labinot Grudës më 22 tetor iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji për keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Ai dyshohet se ka kryer 4 transaksione në vlerë totale prej 2,077,995.90 euro, në llogarinë bankare të kompanisë “LDA Group” SH.P.K me seli në Llapushnik.

Similar Posts

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close