Ultimate magazine theme for WordPress.

“THESAURUS”- NJE THES ME AR

Shkruan: Fahri XHARRA

Duhet ta bëjmë të madhe që thesari është një “thes me ar “ dhe se nuk është “θησαυρός”. dhe se nuk rrjedhë nga greqishtja thithenai (τιθέναι ) por nga shqipja e vjetër ; “Thesi i mbushur me ar ”

Më erdhi shumë keq kur e lexova këtë: The word thēsauros is of uncertain etymology (https://en.wikipedia.org/wiki/Thesaurus ) Pra, fjala thesauros qenka e një etimologjie të pa njohur , të pa sigurt . A është nga mosdija apo nga mos dashja për të vërtetën? Apo, çka është shqip duhet të jetë e panjohur , e pa shënuar e harruar.

Gjithkund shkruhet që fjala “ Thesaurus “ rrjedhë nga Latinishtje e Re e shek, 16-të ,pra nga thēsaurus, si fjalë e latinizuar nga greqishtj a θησαυρός (thēsauros), Një farë Douglas Harper e paska gjetur që rrënjët e fjalës thesar qenkan nga greqishtja τιθέναι tithenai,( të vendosësh , të mbushesh ) . Ndërsa tjetri Robert Beekes shkon edhe më larg duke e hedhur poshtë si rrjedhë e një fjale indoevropiane. ( Do me thënë që dikush nuk e paska pranuar si fjalë greko-latine )
Nga shekulli i 16-të e deri ta ai 19 0ti , fjala “thesaurus” në çdo fjalor apo enciklopedi është shkruar si : Thesaurus linguae latinae (1532) dhe si Thesaurus linguae graecae (1572).Kuptimi i të dyjave ishte ‘ radhitja e fjalëve sipas kuptimit të tyre.

Shekull16 -të e deri tek shek . i 19-të , ne ku ishim . Neve na kishte ikur edhe ari e edhe thesi .

Në një lundrim më tutje e gjeta Theasurus(n) Look up thesaurus at Dictionary.com
Viti 1823, “treasury, storehouse,” nga latinishtja thesaurus dhe nga greqishtja thesauros (http://www.etymonline.com/index.php?term=thesaurus) Shko kah të shkosh as se si të përmendet gjuha shqipe si burimi i parë i kësaj fjale me vlerë . Pra një thesar i gjuhës së madhe shqipe.

Është një brengë e madhe që fjalori publik , zyrtar apo letrar për ditë e më shumë varfërohet me fjalë të huaja dhe të panevojshme . Nga mosdija apo nga mosdashja ? , shembulli më shpërthyes i përdorimit të panevojshëm të “ barbarizmave” është fjala trezor që vazhdimisht e dëgjojmë nga ekonomistët e që në të vërtetë është një shtrembërimi i fjalës së bukur shqipe “Thesari “ .
Në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” (1981 ) shkruan: Thesar-i. Tërësi gjërash të çmuara , sendesh e monedhash të arta, të argjendta etj. që ruhen në një vend të fshehur , të sigurt ose të mbyllur; grumbull gjërash me vlerë, sasi e madhe florinjsh; që vihen me një anë , vend të posaçëm . Thesar i çmuar. Thesar i fshehtë. Thesari i shtetit. U gjet ( u zbulua) një thesar.
Thesari e ka edhe kuptimin figurative në gjuhën shqipe; Diçka shumë e çmueshme që ka shumë vlera të kulturës materiale dhe shpirtërore që ka një vend , një popull .Ky libër është thesar i vërtetë. Ky njeri është thesar i vërtetë për mua .

Duhet ta bëjmë të madhe që thesari është një “thes me ar “ dhe se nuk është “θησαυρός”. dhe se nuk rrjedhë nga greqishtja thithenai (τιθέναι ) por nga shqipja e vjetër ; “Thesi i mbushur me ar ”

Shqipja pra është nëna e gjuhëve dhe se gjuhëtarët duhet pa tjetër të ndryshojnë shpjegimin historik të gjuhëve; dhe se në të ardhmen të mos quhet indoevropiane as e vjetër evropiane por pellazge-shqipe.

Gjuha shqipe me të vërtetë është thesari gjuhëve evropiane e më larg.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close