Ultimate magazine theme for WordPress.

BERZH shpall kompaninë fituese për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës

ATSH/ Finalizohet procesi përzgjedhës për kompaninë që do të ndërtojë hekurudhën Tiranë-Durrës, me degëzim në Rinas, duke i hapur në këtë mënyrë rrugë nisjes së punimeve për këtë vepër të rëndësishme dhe të shumëpritur prej vitesh.

Në faqen zyrtare, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka publikuar emrin e kompanisë, e cila është shpallur fituese për ndërtimin e kësaj linje hekurudhore, ndërsa  jep edhe detaje sa i takon ofertave të paraqitura nga kompanitë pjesëmarrëse në këtë garë.

Sipas njoftimit të BERZH, kompania italiane INC S.P.A, e cila paraqiti ofertën më të ulët në shumën 69.7 milionë euro u shpall fituese dhe do të ndërtojë linjën hekurudhore. INC S.P.A është një ndër kompanitë kryesore në Itali në fushën e infrastrukturave të mëdha. Ndërkohë në garën ndërkombëtare që u zhvillua, kompania TS-KALPATARU (KPTL) J.V ofroi 92.29 milionë euro dhe kompania SINOHYDRO- EEB J.V.A paraqiti ofertën prej 92.53 milionë euro.

I gjithë procesi për përzgjedhjen e kompanisë fituese u bë në bashkëpunim të ngushtë mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Në fazën e parë të tenderit, e cila konsistonte në paraqitjen vetëm të propozimit teknik, paraqitën ofertat e tyre 6 kompani, propozimet e të cilëve u vlerësuan nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në bashkëpunim me konsulentin e BERZH “Ardanuy“.

Projekti për hekurudhën Tiranë-Durrës parashikon që krahas ndërtimit të një linje të re për në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, edhe modernizimin e linjës ekzistuese Tiranë – Durrës nëpërmjet përmirësimit të karakteristikave gjeometrike dhe operacionale të vijës hekurudhore në përputhje me standardet e BE-së.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit, projektet që kualifikohen mund të tërheqin grante dhe financime nga donatorët.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close