Ultimate magazine theme for WordPress.

Bingham: Vaksinat e para COVID-19 ka të ngjarë të mos jenë të përsosura

ATSH-– Vaksinat e para të COVID-19 ka të ngjarë të mos jenë të papërsosura dhe mund të mos funksionojnë për të gjithë, shkroi kreu i Task Forcës britanike të Vaksinave, Kate Bingham, në një artikull të botuar në revistën mjekësore “The Lancet”.

“Vaksinimi konsiderohet gjerësisht si e vetmja strategji e vërtetë e daljes nga pandemia, që aktualisht po përhapet globalisht dhe, si e tillë, një vaksinë nuk ka qenë kurrë më parë kaq e shumëpritur”, tha ajo.

“Megjithatë, grupi i parë i vaksinave ka të ngjarë të jetë jo i përsosur dhe ne duhet të jemi të përgatitur që ato mund të mos e parandalojnë infeksionin, por të zvogëlojnë simptomat dhe, edhe atëherë, mund të mos funksionojnë për të gjithë ose për shumë kohë”, shtoi më tej Bingham.

Kandidatja kryesore e vaksinave në botë është ajo e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe “AstraZeneca”, me provat e fazës 3 ende në vazhdim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close