Saturday, November 28, 2020
Kulturë & Art

Filmi “Open door” përfaqëson Shqipërinë në “Oscar 2021”

ATSH/ Filmi shqiptar “Open door” me regji nga Florenc Papas do të prezantojë Shqipërinë në “Oscar 2021”. Filmi do të konkurrojë në “International Feature Film Award”, edicioni 93.

Komisioni përzgjedhës në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë përbëhej nga Eduart Makri, Esat Musliu, Bujar Alimani, Ndriçim Xhepa, Agron Domi dhe Genc Përmeti.

Sipas njoftimit të QKK, komisioni votoi online për të përzgjedhur kandidaturën shqiptare në konkurrim. Filmat artistikë që konkurruan ishin “Derë e hapur” me regji nga Florenc Papas, “Vera pa kthim” regjia Besnik Bisha dhe “Takim në ajër” regjia Ardit Sadiku.

“Open door” (Derë e hapur), është filmi me regji të Florenc Papas, skenar nga Florenc Papas dhe Ajola Daja, ku interpretojnë aktorët Luli Bitri, Jonida Vokshi, Sotiraq Bratko, etj,

Filmi më herët ka qenë pjesë në kompeticionin zyrtar të “Sarajevo Film Festival” ku ka pasur edhe premierën botërore të tij. Gjithashtu filmi ka marrë pjesë edhe në shumë festivale të tjera të rëndësishme ku është vlerësuar shumë për regjinë dhe për lojën aktoriale te Luli Bitrit dhe Jonida Vokshit.

Për herë të parë publiku shqiptar me këtë film është njohur në Tirana International Film Festival ku edhe këtu pati shumë vlerësime pozitive.

Regjisori Papas është shprehur se, “më në fund po shoh me kënaqësi frytet e një pune shumë të madhe katër vjeçare”.

Filmi flet për historinë e dy motrave të cilat ndërmarrin një udhëtim të gjatë për në shtëpinë e babait të tyre dhe shqetësimin që ato kanë për përballjen me të dhe mentalitetin e tij patriarkal.

Tematika e filmit është përballja e dy botëve, brezit te ri që e sheh jetën në mënyre realiste dhe atë të babait të tyre që është një botë tradicionale dhe konservatore.

Ky film është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, me producent Eno Milkanin, gjithashtu është bashkëprodhim midis Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe Maqedonisë.

Similar Posts

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close