Ultimate magazine theme for WordPress.

KADRI OSMANI NXORRI GAZETEN “AROMA” NË MES TË SLLAVO-RUSVE NË VITI TË ANOMORAVËS MË 1973/74


Përse një Gjimnaz si i yni të mos ketë Gazetë-ishte kjo pytja që na mundonte që nga fillimi i vitit shkollorë. Biseduam me arsimtarë e me nxënës. Ishin të një mendimi e një dëshire: Ta nxjerrim gazetën. Çështjen duhet shtruar dhe drejtorisë. Drejtori i ri, Mujë S. Berisha, pa menduar shumë na tha: Ta nxjerrim gazetën! Pran gjimnazit ekziston grupi letrar ”Naim Frashri”. Vetëm duhet aktivizua grupi. Duhet mbajtur orë letrare. Duhet punë!”

U sulem ne në punë. Pamë se nuk ishte në fillim të fillimit siç mendonim. Rruga letrare ishte trasuar bukur mirë. Kishte kohë që Selim Berisha, po e udhëhiqte me sukses fletushkën “ Filizat” në 8 vjeçaren e Goshicës. Tani Filizat ishin bërë thupra /!/ edhe thureshin poezitë pa vështirësi.
Poetet e ri paraqiteshin më punimet e tyre pa ngurrim, salla buçiste nga duartrokitjet.
Materiali u grumbullua për numrin e parë:
Në një mbledhje të grupit letrar u paraqit pytja: Si ta pagzojm revistën e shkollës! Ishte kjo pytja që na mundonte dhe nuk gjenim shprehje adekuate për dygjuhësinë. Dikush propozoj që revista të quhet “Zeri i fshatit”, dikush “Pranvere” dikush “Jehona”…
Por, kryeredaktori ynë, sikur e kishte pas në maje të gjuhës fjalën kuptimplote që e kërkonim- “Aroma”. Eh klithëm! Vetëm sa nuk thamë të madhe e gj e t ë m!
Fillova të mendoj: aromë luleje, aromë trëndafili, aromë fshati, aromë buke, aromë dheu, aromë atdheu, aromë gjaku, aromë lirie…
Ky emër tërsin e ngërthente në vete edhe tituj tjerë të propozuar: aroma e zërit të fshatit, aroma pranvere. “AROMA” do jehoi anë e këndë Moravës së Epërme edhe me gjerë…
Për dy e për më shumë gjuhë! Për dy e për më shumë popuj! Bashkpunoni me “Aromën”! Kundroni erë të këndshme bashkë më “Aromën!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close