Ultimate magazine theme for WordPress.

NË BRUKSEL DISKUTOHET PËR ZGJIDHJEN E PRETENDIMEVE FINANCIARE DHE PRONËN

Qeveria e Kosovës: Nesër në Bruksel flasim për financat dhe çështjen e pronave Zyra për media e kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se nesër në takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të diskutohet për zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe çështjet e pronës.

Në komunikatën për media zyra e kryeministrit Hoti ka thënë se Koordinatori Skender Hyseni ka udhëtuar për në Bruksel për tu takuar me palën serbe me ftesë të Emisarit Miroslav Lajçak.

“Me ftesë të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga Koordinatori Shtetëror Skender Hyseni, ka udhëtuar sot për në  Bruksel, ku nesër pritet të zhvillohet takimi i radhës me delegacionin nga Serbia. Temë e diskutimit do të jetë zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve. Me ndërmjetësimin e emisarit Lajçak, në takimin e nesërm, delegacionet do të vazhdojnë diskutimin e filluar në takimin e kaluar rreth kësaj çështjeje”, thuhet në komunikatë.

Zëdhënësi i BE’së, Peter Stano dje ka konfirmuar se në tavolinën e bisedimeve të enjten nuk do të diskutohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe për të cilën kishte insistuar Serbia.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close